Britaniku Carl Griffith është 19 vjeçar dhe detyrohet të porosisë atlete speciale me numër 57, sepse të tilla nuk prodhohen në Uells, ku ai jeton, shkruan Daily Mail.Kur Carl ishte 12 vjeç këmba e tij u rrit në madhësi 48, ndërsa kur i mbushi 14 vite kërkoi këpucë nëpër dyqane speciale, sepse numri i këpucëve që ai mbathte kishte arritur në 52.
Ai thotë se këpucët speciale ne numër të madh i porositë në Amerikë pasi në Britani nuk prodhohen atlete të tilla. Carl thotë se atletet speciale kushtojnë të paktën 70 euro, por edhe 70 të tjera ai detyrohet t’i paguajë për shkak të kutisë së madhe në të cilën i dërgojnë me postë./lajmpres/