Në Japoni ndodhi njëri nga aksidentet, me siguri, më të shtrenjta në  histori, në të cilën për fat asnjë nuk është i lënduar. Në një rrugë të  territorit në prefekturën Jamaguçi, siç transmeton televizioni HTV, dje  janë përplasur tetë automobila sportiv nga marka luksoze "ferari" dhe  tre "mercedesë".
 
Arsyeja për ndeshjen masive është tentimi i  pasuksesshëm i ndryshimit të shoferit  të njërit prej automobilave të  ferarit, kumtoi policia.
Në incizimin e HTV-së mund të shihet një numër më i madh i ferarëve të kuq, të ngjitur njëri pas tjetrit. Në aksident, siç është kumtuar, nuk ka të lënduar.
{youtube width="660" height="450"}-qgprm9LXqA{/youtube}
																		





			




