
Foto
Fermeri kinez, Lao Yang, u shqetësua kur macen e saj Niu Niu e pa në afërsi të zogjve.
“U ktheva në shtëpi dhe pashë Niu Niun në kutinë në të cilën gjendeshin zogjtë. Mendova se do t’i hajë. Bërtita dhe ajo u frikësua. Pas kësaj vura re se zogjtë ngjiteshin dhe ecnin mbi të, dhe se ajo po luante me ta”, ka thënë fermeri.
Lao tani lë Niu Niu të kujdeset për zogjtë derisa është në punë, transmetojnë agjencitë.
“Kjo është e pabesueshme. Niu Niu ruan zogjtë edhe kur janë në gjumë. Ajo i pastron, dhe ata e përcjellin kudo”, ka shtuar Lao. /gazetajone/