Referi që i jep 34 kartona në një ndeshje

Ndeshja e dy ekipeve argjentinase, Claypole dhe Victoriano (2:0), e luajtur në kuadër të Ligës së pestë, përfundimisht do të hyjë në Librin e rekordeve “Guinness”.

Në këtë ndeshje është dalluar arbitri i çmendur, Damian Rubino, i cili gjatë 90 minutave përjashtoi 22 futbollistë në terren, pastaj të gjithë rezervistët që gjithsej ishin 12, si dhe trajnerët e dy ekipeve!

Në fund të ndeshjes, kur të gjithë kishin shkuar në zhveshtore, u kthye nga arbitri ndihmës, duke i thënë: “Si të vazhdojmë tani ndeshjen?”/presheva.com/

 


Revista Shembulli