Peter Walton, një arbitër anglez, ka nxjerrë një karton “imagjinar” të verdhë pasi atë të vërtetin e kishte harruar në dhomat e zhveshjes.
Në një ndeshje të Premier League (Birmingham-Everton), arbitri kuptoi që kishte harruar kartonat në momentin që do të ndëshkonte një futbollist të Birminghamit.
Pasi kontrolloi mirë xhepat, 51-vjeçari Walton doli nga situata duke ngritur dorën sikur po mbante një karton.
Një tifoz tha: “Ishte situatë shumë për të qeshur dhe amatoriale në të njëjtën kohë. Nëse unë nuk do të merrja veglat e mia në punë do të më pushonin në vend.”/tch/