Çudia magnetike e vogëlushit

Shtatëvjeçari Bogdan Ivkoviq që nga lindja e tij i ka disa veti jo të zakonshme - trupi i tij tërheq metale sikur magnet. Sa më aktiv që është, aq më tepër reflekton këtë gjë. Me mundësinë e tij, ai lehtë mund t’i prishë aparatet e ndryshme. Bogdan Ivkoviq është një djalosh nga Vllasotina, në shikim të parë ai duket i thjeshtë, i njejtë me të tjerët, mirëpo vetitë e tij magnetike shfaqen atëherë kur ai zhvishet deri në bel.

Në gjoksin dhe kokën e tij mund të ngjiten lugët, monedhat, telefonat mobil etj.

“Kam ngapak të ftohtë, por ka filluar të më bëhet monotone që gjithnjë këtë t’ua tregoj njerëzve të ndryshëm, të njohur dhe të panjohur”, thotë Bogdan.

Përveç objekteve të metalta trupi i djaloshit reagon edhe në porcelan. Me lehtësi ka tërhequr një tenxhere të rëndë afro 3 kilogram si dhe mikrofonin ajror të reporterit.

Për këtë veti të tij, të cilën e posedon nga lindja, deri para një muaji e kishte ditur vetëm e ëma e tij Svetlana.

“Kur e kam parë në internet se si njeriu mund t’i tërheq objektet e metalta, gruaja më tha se këtë mund ta bëjë edhe djali ynë”, thotë Slavisha Ivkoviq dhe shton se ishte shumë i befasuar kur e pa se çfarë mund të bëjë djali i tij.

“Bogdanit edhe si foshnje lugët i ngjiteshin për trupi”, tregon e ëma e tij.

Kur është më aktiv, nga trupi i tij reflekton më tepër kjo energji. Afër kompjuterit nuk guxon te qëndron gjatë, sepse kompjuteri shpejt mund të prishet.

Mjekët kanë paralajmëruar prindërit e Bogdanit që të jenë të kujdesshëm me energjinë që djali i tyre posedon dhe se atë nuk do të guxonin ta dërgonin në rezonancë magnetike, jo për shkak të tij, por për shkak të aparaturës.

Si do që të jetë ai është një fëmijë mjaft i gjallë dhe i hareshëm. Energjinë e madhe të tij e ndjejnë të gjithë atë që gjenden afër tij, e veçanërisht kur përshëndeten për dore./shembulli/


Revista Shembulli