Nëse njerëzit largohen sa herë hapni gojën, nuk është e thënë të largohen nga fjalët që thoni, por nga era e keqe që mban goja juaj.

Më poshtë po ju tregojmë disa “sekrete”, për të pasur një frymëmarrje të freskët gjatë gjithë ditës:

- Përzieni një lugë të vogël me mjaltë dhe një lugë të vogël me kanellë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe bëni gargara…

Nëse nuk e duroni dot kanellën, atëherë mund të bëni gargarë vetëm me ujë e mjaltë për rreth 40 sekonda.

Mos harroni të lani dhëmbët më parë.

- Nëse keni ngrënë hudhra dhe nuk guxoni të hapni gojën, atëherë fillimisht duhet të lani dhëmbët dhe të pastroni edhe gjuhën.

Pastaj mund të përtypni pak majdanoz të freskët, dy kokrra kafe, karafil… dhe nuk do të keni problem me erën e keqe.

Nëse ndodheni në tryezë, hani në fund një patate…

- Në gjysmë litër ujë hedhim disa fletë trëndafili, 2-3 kokrra kafe dhe disa fletë menteje apo dhiozme (nenexhik). E ziejmë ujin për rreth 5 minuta. Pasi të ftohet, me ujin me aromë lajmë gojën dhe frymëmarrja jonë do të jetë e freskët dhe do mbajë erë të mirë./kuriozitete.net/


Revista Shembulli