Melburni, për të dytin vit, qyteti më i mirë në botë!

Ky përfundim del nga hulumtimet e opinioneve përmes një ankete që ka përfshirë 140 qytete, ndërsa kushtet ishin: stabiliteti politik dhe shoqëror, shkalla e kriminalitetit, mbrojtja shëndetësore, arsimi, infrastruktura, kultura dhe ambienti natyror.

Melburni ka ruajtur titullin e qytetit më të preferuar, që e ka fituar edhe në vitin 2011, sipas anketave edhe të këtij viti, që e ka realizuar Economist Intelligence Unit.

Melburni është klasifikuar në krye të listës së qyteteve para Vjenës, Vancuverit, si dhe tri qyteteve të tjera australiane; Sydney, Adelaide dhe Perth. Pra Australia është shteti kampion me 4 qytete brenda top listës.

Renditja e dhjetë qyteteve nuk ka ndryshuar shumë, ndërsa Australia dhe Kanadaja prijnë në listë. Në vendin e dytë është klasifikuar Vjena e pastaj tri qytete të Kanadasë, Vancuver, Toronto e Calgary, të cilat kanë ruajtur pozicionet e vitit të kaluar. Qyteti i dytë evropian, që ka depërtuar në mesin e dhjetë qyteteve më të preferuara është Helsinki, transmeton Ina.

Melburni ka marë 97.5 pikë nga 100 të mundshme, duke humbur shumë pak pikë në aspektin klimatik dhe ka fituar për stabilitetin politik dhe shoqëror, shkallën e ulët të kriminalitetit, mbrojtjen shëndetësore, arsimin, infrastrukturën, ambientin natyror dhe kulturën.(M.Alla)/shqiperia.com/

{jathumbnail off}


Revista Shembulli