
Pasi u zbulua në televizion, shumë njerëz filluan të interesohen se si jeton ky lypës nga Pekini dhe zbuluan se ai është një njeri familjar i cili jeton më nënën dhe dy djem. Nëna e lypësit sipas mediave kineze bartë sasi të mëdha zbukurimesh prej ari, ndërsa fëmijët e tij janë të veshur me rroba të shtrenjta.
Edhe pse ai është edhe më i pasur se shumica e atyre që i japin lëmoshë, njëri prej komentuesve në internet i doli në mbrojtje duke thënë se ajo që e bënë lypësi nuk është kundërligjore, por vetëm është jo etike. Mbreti i lagjes Xidan lyp para duke u lutur dhe mbështetur kokën për trotuar. Pasi mësuan historinë e tij, shumë qytetarë u betuan se më nuk do t’i japin para./koha.mk/