Rusi 42-vjeçar ka vrapuar 7 kilometra për të shpëtuar jetën e tij në temperatura prej minus 40 gradë, pasi kishte rënë nga treni në Siberi
Ai tha se kishte për qëllim vetëm pirjen e një cigareje në vendin e lejuar për pirjen e duhanit në tren. Por, kishte gabuar derën gjatë kthimit dhe kishte përfunduar jashtë trenit nga një derë në dalje që nuk kishte qenë e mbyllur.
Ai kishte bërë përpjekje për ta kapur trenin, por nuk ia kishte arritur. Stacioni i ardhshëm ishte shtatë kilometra larg nga vendi i incidentit, ku personi i aksidentuar kishte marrë ndihmën e parë.
Destinacioni i fundit i trenit ishte 150 kilometra nga vendi i incidentit./albinfo/