Kapet krokodili më i madh në Botë

fotoZoologu australian, Adam Briton, ka bërë të ditur se krokodili më i madh në botë është i gjatë 6,2 metra, raporton "France 24".

Gjigandi i ujërave të pista arriti të kapej në afërsi të një prej ishujve filipinas, pas shumë përpjekjesh pasi krokodili kishte prishur vazhdimisht kurthet që ishin ngritur për kapjen e tij.

Për nxjerrjen e tij nga uji janë përdorur mjete të specializuara dhe më pas është dërguar në Parkun Ekologjik që gjendet aty pranë dhe që mund të vizitohet nga turistë të ndryshëm.

Verën e kaluar, në të njëjtën zonë ku u kap krokodili ishte zhdukur edhe një peshkatar vendas dhe dyshimet shtohen se ai ka rënë pre e grabitqarit gjigand. /albeu.com/{jathumbnail off}

 

 

 

 


Revista Shembulli