Edhe një dëshmi e radhës për dobësinë e disa femrave si shofere. Përveç parkimeve të këqia aksidenteve amatore, ka raste që ato bëjnë edhe gabime tjera elementare. Punëtorët e rrugës nuk kanë mundur tu besojnë syve të tyre, kur një veturë superluksoze që kap vlerën rreth 70 mijë funte ka injoruar tërësisht shenjat portokalli, që tregonin ndalimin për të hyrë aty dhe u fut në atë zonë, e cila ishte e sapo mbushur me beton.
Vetura hyri por nuk doli që aty, pasi që ju betonuan rrotat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit, ku shumë të pranishëm kishte aty.
Policia erdhi për ta shpëtuar gruan, por ajo vendosi që të mos dal nga vetura, pasi nuk deshi që t`i ndotë këpucët./gj.shqipe/