Gadafi dhe fundi i zullumqarëve

Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi

 

Vëllezër muslimanë!

Njeriu mund të jetoj i lumtur dhe të jetë ashtu siç ka thënë Allahu xh.sh; të jetë i lumtur në fenë e Tij, të jetë i lumtur edhe pse mund të ketë sprova të mëdha, nëse jo këtë botë, ahiretin gjithsesi se do ta fitojë.

Por edhe në anën tjetër, ka pasur njerëz që kanë menduar për vete se janë shumë të mëdhenj dhe se pozitë dhe pasuri si ata nuk ka askush, por nuk e kanë ditur se edhe ata kanë qenë të sprovuar. Ata e harruan Allahun e Madhëruar sikur harruan edhe përgjegjësitë që pozita ua jep; harruan përse kanë ardhur në këtë botë.

Të tillët kanë harruar se kanë ardhur në këtë botë për të qenë të barabartë dhe për të çuar drejtësinë e Allahut xh.sh në vend, por të gjitha këto i kanë harruar, përkundrazi kanë ngre kokën dhe kanë shfaq mendjemadhësi edhe ndaj Allahut të Madhëruar, duke ngritur ata njerëz që kanë dashur dhe poshtëruar të tjerët, thuajse Allahu i ka autorizuar për një gjë të tillë.

Vëllezër muslimanë!

Allahu është ekber, është i Madh që nuk ka më të madh se Ai. Allahu i Madhëruar është më i madh se çdo krijesë dhe se sa të gjithë zullumqarët.

Allahu xh.sh ia ka ndaluar vetvetes se Tij që të bëjë zullum dhe ka thënë (në një hadith kudsijj): “...O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes Sime padrejtësinë dhe edhe juve ua ndaloj, andaj mos i bëni njëri tjetrit padrejtësi!...” (Transmeton Muslimi.)

Në lidhje me këtë ka thënë edhe Pejgamberi a.s: “Keni frikë padrejtësinë dhe zullumin ngase zullumi në ditën e kiametit për ndëshkim do të ketë shumë zullume!..." (Transmeton Muslimi.)

La ilahe il-la Allah!

Si mund të dalësh para Allahut xh.sh në ditën kur do të dalim para Tij?! Sa e sa zullumqari është në këtë botë, sa zullumqarë kanë qenë që nga dita e parë në këtë botë, saqë melaqet e Allahut xh.sh menduan se do të ketë shumë zullumqarë dhe do të derdhet shumë gjak dhe mu për këtë i thanë Atij:  (Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!" Ata thanë: "A do të vësh në të atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini!" (Kur’ani: El-Bekare, 30.)

Sa njeriu derdhë gjak në këtë tokë të Tij ndërsa Ai këtë gjë e ka ndaluar dhe e ka bërë haram. Pra, melaqet e Tij ia qëlluan se do të derdhet gjak dhe mendojnë se derdhja e gjakut nuk është asgjë dhe kanë harruar se Allahu xh.sh është Krijues dhe se do të japin llogari para Tij.

A nuk ju mjaftojnë sot njerëzve zullumqarë shembujt që Ai ua ka sjellë që nga koha e Nuhit a.s.; Nemrudin e kohës së Ibrahimit a.s., Faraonin e mallkuar, dhe radhazi zullumqarët, ku janë ata kriminelë që e kanë bërë hallall gjakun e krijesave të Allahut xh.sh.?!

A nuk iu mjaftoi si shembull zullumqareve se çfarë bëri Allahu xh.sh me zullumqarët në të kaluarën?! Ku është Tito dhe Enveri, ku është Stalini, Mubaraku dhe Zejnul Abidini dhe ku është tashmë Muamer el Gadafi?!

La ilahe il-la Allah Muhamedun Resulullah!

Kanë derdhur gjak të miliona grave dhe fëmijëve, zullum të madh kanë bërë duke menduar se do të qëndrojnë përgjithmonë në këtë tokë të Allahut të Madhëruar xh.sh. Kanë harruar se do t’iu vjen fundi dhe se Allahu i Madhëruar i shtynë dhe i afatizon por nuk i harron dot, mu ashtu siç ka thënë Pejgamberi a.s.: “Vërtetë, Allahu shtynë dhe afatizon kriminelin derisa të vijë momenti dhe koha e fundit, e më pas Allahu xh.sh nuk e lëshon dorësh. Pastaj lexoi (Pejgamberi, alejhi’s selam fjalen e Allahut të Madhëruar):  Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.( në kaptinën Hud, 102)” (Transmeton Muslimi.)

Allahu i Madhëruar i Madhëruar thotë po kështu: ...E prej All-llahut do t'u prezentohet (lloji i dënimit), çka as nuk kanë mundur ta mendojnë.” (Kur’aniË ez-Zumer, 47.)

Vëllezër muslimanë!

Vrasja e Gadafit kryetarit të Libisë është një dhunti dhe mëshirë e të Madhit Allah xh.sh., sikur që është një fitore e madhe e atyre muslimanëve që e kanë filluar atë kryengritje me fjalën Allahu Ekber, Allahu xh.sh është më i madhi, më i madh se Gadafi... Gjaku nuk fshihet edhe pse mundohen ta fshehin atë dhe Allahu ka për të marrë hak ndaj tyre. Sa nëna ka mbetur duke qajë për shkak të humbjes së fëmijës, sa fëmijë kanë mbetur jetimë, sa gruaja ka mbetur e vejë prej atij zullumqari që mbyti me mijëra e mijëra muslimanë në mënyrë të fshehtë. Këtë e bëri për dyzet vite me radhë duke i dhënë vetes të drejta thuajse është Zot që ka të drejtë të jap dhe marrë jetë kur të dojë. Por ja si i erdhi fundi atij dhe homologëve të tij, Mubarakut dhe Zejnul Abidinit, që për më shumë se gjysmë shekulli torturuan popullatën muslimane dhe derdhën gjak madje më shumë se Millosheviqi, i cili të paktën nuk kishte komb dhe fe të njëjtë me muslimanët ndërsa ata mëngjes e mbrëmje pohonin se janë arabë dhe muslimanë.

Zullumqarët kanë të njëjtën traditë që të derdhin gjak dhe të bëjnë shkatërrime në tokë, kurse të tillët harrojnë se kanë me dalë para të Madhit Allah xh.sh. dhe se do të keni përfundim të hidhur. Gadafi dje u mbyt me tekbire, ashtu siç theret kurbani me tekbire, për të shkuar tek melaqet që mezi kanë pritur këtë gjë për të ndëshkuar edhe më shumë në zjarrin e Xhehennemit.

Shume njeriu mashtrohet ndaj tyre dhe thonë pse Allahu xh.sh nuk po i dënon, e Allahu xh.sh është i Madh, është i Urte dhe i Ditur, siç ka thënë: E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).” (Kur’ani: Ibrahim, 42.)

Allahu xh.sh ka thënë dhe ka kërcënuar Gadafin dhe të ngjashmit me të: Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.” (Kur’ani: Ez-Zuhruf, 65.)

Vëllezër muslimanë !

Do të futen në Xhehennem se e kanë bërë hallall gjakun e muslimanëve; ... Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai." (Kur’ani: El-Kehf, 29.)

Ne kemi përgatitur për Gafadin dhe të ngjashmit me ta një dënim të dhimbshëm në mes të Xhehenemit, në të djathtë dhe të majtë Xhehenem, para dhe pas Xhehenem, poshtë dhe lartë Xhehenem, ku do të jenë përgjithmonë: ...e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai." (Kur’ani: El-Kehf, 29.)

Po vëllezër muslimanë, falënderojeni Allahun xh.sh për atë se nuk u sprovoi me pushtet dhe luteni shumë që tua zbusë zemrat e të mos i bëni padrejtësi dhe dhunë askujt, madje as kafshëve dhe insekteve, ngase padrejtësia, çfarëdo që të jetë, ajo shkakton ndëshkimin prej Allahut të Madhëruar./krenaria/

(Hutbe e mbajtur më 21.10.2011 në xhaminë e madhe në Prishtinë)