Shkruan: Burim Sogojeva
I erdhi rendi që të shkruaj shkurt edhe për shqiptarin më të madh të të gjitha kohërave deri më tani. Jo për ta lavdëruar por se për ta njohur. Shpresoj se askush nuk do të befasohet, se ai nuk është as Skënderbeu jobesimtar, i cili ka masakruar jo vetëm vëllezërit muslimanë të etnive tjera, por se edhe ata shqiptarë që nuk janë kthyer në krishterim – për këtë shiko këtë dokumentar në internet -, as Ismail Qemali, por se as Adem Jashari.
Fundja ne shqiptarët muslimanë Skënderbeun nuk e kemi asgjë, meqë All-llahu Madhështor në Kur’an na thotë se veç muslimanët ndërmjet vete janë vëllezër. Për këtë shiko si vijon:
49,10: „S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër ...“
9,23: “O besimtarë, mos i pranoni për mbrojtës as prindërit e as vëllezërit tuaj, nëse ata e duan më shumë mosbesimin sesa besimin. E kush prej jush i merr ata për mbrojtës është mizor.”
Ndërsa shembulli më i mirë konkret që vërteton se kush nuk është musliman nuk e kemi asgjë, është historia e Nuhut as., i biri i të cilit nuk besonte dhe që përshkruhet si vijon në Kur’an:
11,42-47: „...Nuhu e thirri djalin e vet, që ishte në një vend të ndarë: O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!; Ai (djali) tha: Unë do të ngjitem në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)! (Nuhu) tha: Nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të Allahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar! Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë; ...; Nuhu e luti Zotin e vet, duke i thënë: O Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është i saktë, ndërsa Ti je më i drejti i të drejtëve!; (Zoti) Tha: O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote, ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë për të cilën nuk ke njohuri...“
Ai për të cilin po shkruaj është njeriu me të cilin me të drejtë mund të krenohemi si shqiptarë dhe për të cilin tek ne shqiptarët për fat shumë të keq flitet shumë pak ose fare, porse i cili është shumë i respektuar dhe me famë të madhe në mbarë botën Islame.
Allahu i Lartësuar në Kur’an na thotë kështu:
63,8: “...E tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve...“
Sigurisht se tanimë e keni kuptuar se është fjala për Shkodranin Muhammed Nasiruddin Albanin - All-llahu Përdëllimtar e mëshiroftë dhe me të në Xhennet na takoftë -, i cili në tërë botën Islame njihet si Shejkh Albani.
Ai pat lindur pra në vitin 1914 dhe ka vdekur në vitin 1999.
Babai i tij ishte Haxhi Nuhi Nexhati, i cili kishte mbaruar fakultetin e sheriatit në Stamboll. Ai punonte si Imam në Shkodër, dhe dallohej me dije nga te tjerët sidomos në medhhebin Hanefi. Ai më pas bashkë me familjen e tij shpërngulet në Siri.
Albanit iu bë shumë i dashur studimi i haditheve të Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe bëri një punë të jashtëzakonshme dhe kolosale në dallimin e haditheve të sakta dhe atyre jo të sakta, me të cilin fryt sot shërbehet bota Islame. Për të parafytyruar veç pak punën e tij të zellshme në këtë drejtim mjafton të shikohet ky videoinçizim i shkurtër në internet.
Albani filloi të shkruajë vepra të ndryshme shumë herët dhe nuk u ndal nga kjo deri në kohen kur vdiq, në moshën tetëdhjetegjashtë vjeçare. Me kalimin e kohës filloi të ringjallë thirrjen e të parëve në Kur’an dhe Sunnet me kuptim te Sahabëve.
Përveç thirrjes nëpër xhami Imam Albani kishte edhe mësime private me nxënësit e tij, prej tyre kishte arsimtarë që kishin dëshirë ta njihnin rrugën e vërtetë të Muhammedit s.a.v.s., që ishte të kapurit për Kur’an dhe Sunnet me kuptim të Sahabëve. Këto njohuri të tij të begatshme ishin nga leximi dhe puna e palodhshme e tij prej 8 deri 12 orë në ditë, në bibliotekën Edh-Dhahirije në Damask.
Ai më pas punësohet si profesor në Universitetin e Damaskut, për një kohë të shkurtë si mësimdhënës, kurse më pas i vjen ftesa për të dhënë mësim në Universitetin Islamik të Medinës.
Bota intelektuale duke parë dhe kuptuar njohuritë e tij e ftuan si mësimdhënës në universitete të ndryshme, por shumicën e tyre i refuzoi për shkak të punës së madhe të tij me libra. Ndër të tjera ai fitoi çmimin më të lartë në punën e hadithit dhe u shpërblye për këtë punë ku edhe mori një shumë të madhe të parave nga mbretëria e Arabisë Saudite. Imam Albani në pleqërinë e tij u dobësua nga shëndeti, mirëpo, përkundër moshës së vjetër ai përsëri nuk është ndalur kurrë nga punimet e tija shkencore në lëmin e hadithit, saqë tregon djali i tij se edhe i sëmurë nuk është ndalur nga leximi e shkrimi. Gjithnjë kërkonte nga djali i tij duke i thënë afroma këtë e atë libër, lexo këtu e aty, shkruaj këtë e atë.
Nga kjo shohim se me të vërtetë ishte i sinqertë në punën e vet dhe dëshiroi që amanetin e tij ta bartë në vend me plot përgjegjësi ashtu siç ka urdhëruar Allahu Madhështor dhe i Dërguari i Tij, Muhammedi a.s.s.
Sëmundja filloi ta dobësonte shëndetin e tij - dhe gjersa Kosova ishte e përgjakur nga barbaria e shkijeve - më datën 10.02.1999 në spitalin e Amanit të Jordanisë ndërroi jetë Muhadithi i shekullit XX, Imami i sunetit, Muhammed Nasiruddin Albani, Allahu e shpërbleftë me Xhennetin Firdeus!
P.S. Teksti për jetëshkrimin e tij është i huazuar në formë të shkurtuar nga interneti dhe i përpunuar! Për më tepër hollësi mund të lexohet këtu.
Pra mos të krenohemi kurrë me gjëra të kota, porse veç se me ato që na dërgojnë në Xhennet!
Paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut Madhështor qofshin me juve!