Autor: Zenelabedin Latifi
Kjo botë përveç të mirave dhe gjërave pozitive i ka edhe ato të këqija dhe negative. Secili e ka të drejtën e shprehjes, mirëpo iu kisha lutur të mos e keqpërdorin atë liri dhe të drejtë. Sepse përveç të vërtetës ekziston edhe gënjeshtra, e cila nuk duhet përdorur asnjëherë, e sidomos kundër njerëzve të mirë.
Nga gjërat më të këqija dhe irrituese janë shpifjet, gjëra të cilat po bëhen kundër Islamit dhe besimtarëve muslimanë. Po dëgjoj fjalën "Terrorizëm Islamik" dhe kjo më bën të ndihem shumë keq, gjë e cila durohet vetëm nga zemra e muslimanit, sepse pabesimtarit po t'i bëhet e njëjta shpifje ai nga dobësia e imanit, ose do të bëjë vetëvrasje ose do t'i plasë zemra nga ajo gjendje, sepse zemra e tij nuk ka gjak të pastër sikurse zemrat tona që prodhojnë gjak muslimani.
Së pari një pyetje për ju. Nga vjen fjala “terrorizëm”?! Prej fjalës latine, që do të thotë: ‘dhunë e paramenduar ndaj masës jo luftuese me qëllim ndikimin e opinionit publik për të arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ushtarake apo ideologjike’.
Islami as që ka lidhje me këtë fjalë dhe në fjalorin e tyre as që ekziston diçka e tillë.
Luftimin e terrorizmit ata e kanë kuptuar si ndihmë për Amerikën dhe luftë kundër Islamit.
Islami nuk ka të bëjë fare me terrorizëm, vetë fjala Islam e ka bazën e fjalës paqe dhe kjo fe nuk lejon vrasjen e njerëzve pa faj, sistemi i Islamit ia jep secilit njeri të drejtat e veta dhe nuk e diskriminon as kë as në baza racore e as nacionale.
Secili vend i okupuar ka të drejtë t’i kundërvihet një ushtrie e cila e okupon territorin e tij, mirëpo me kusht që sulmet mos t'i bëjë tek personat civilë.
Profeti Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i ka urdhëruar pasuesit e tij të luftojnë kundër atyre që u kanë shpallur luftë atyre. Por ai po ashtu iu urdhëroi atyre që kurrë të mos i konsiderojnë civilët si objekte sulmi. Përkundrazi, secili Musliman u urdhërua – dhe ende është i obliguar – të jetë shumë i kujdesshëm për të siguruar sigurinë e atyre që nuk luftojnë.
Si mundet që Islami të jetë terrorizëm kur edhe vetë argumenti nga hadithi na tregon se kush jemi ne. Mirëpo të kota janë kurthet e tyre sepse do të dalë në shesh e vërteta. Shekulli 20 u cilësua si shekulli i përgjakshëm. Pse a thua?! A Islami e bëri të përgjakshëm? Jo jo! E bëri Europa "e ndershme" të cilët vranë me miliona
njerëz pa pasur pikë faji. A nuk ishte terrorizëm ajo?! Ta rendisësh njeriun në mesin e kafshëve e ta malltretosh vetëm pse ka racë të zezë, a nuk është racizëm dhe
terrorizëm? Ne jemi praktikues të sistemit që e trashëgojmë nga Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ai na mësoi se i bardhi nuk ka përparësi ndaj te ziut as arabi ndaj joarabit dhe as joarabi ndaj arabit.
Këtu do të vlen të përmendet edhe deklarata e Pierre Vogel-it (Ebu Hamza), i cili kur u pyet rreth terrorizmit dhe islamit tha:
“Kush e ka filluar luftën e parë botërore, muslimanët?
Kush e ka filluar luftën e dytë botërore, muslimanët?
Kush i ka vrarë 20 milionë njerëz të pafajshëm nga banorët vendas të Australisë, muslimanët?
Kush hodhi bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, muslimanët?
Kush vrau më tepër se 100 milionë indianë të kuqë në Amerikën Veriore, muslimanët?
Kush vrau më tepër se 50 milionë indianë të kuqë në Amerikën Jugore, muslimanët?
Kush robëroi rreth 180 milionë afrikanë, kur 88% prej tyre vdiqën dhe pastaj u hodhën në Oqeanin Atlantik, muslimanët?
Jo, kurrsesi nuk kanë qenë muslimanët!”
Terrorizmi i Amerikës nuk ka fund, ngase ajo ende s’ka kërkuar falje për hedhjen e bombave më 6 dhe 9 gusht në Hiroshima dhe Nagasaki.
Të jesh i krishterë, budist, pagan, apo edhe ateist kjo të sigurohet nga të drejtat ndërkombëtare, ndërsa të jesh musliman atëherë je “terrorist”. Terrorizmi e paska një adresë - Vendet islame.
Gabimi më i madh bëhet kur përdoret termi “Terrorizëm islamik”, ngase fjala islam do të thotë paqe, por unë nuk e di se ekzistuaka terrorizëm i paqësor.
Sipas atyre që po na bëjnë shpifje terrorizëm po u quaka edhe kur një polic e kap një vjedhës dhe e rrah, atëherë polici llogaritet terrorist.
Në Izrael nuk është e rastit që rabinët (kleri fetar) të shkojnë në sinagogë me armë në krah, mirëpo prapë ata llogariten të paqësor.
Kur një musliman kishte shkuar në Amerikë dhe e mbyti një qen për të shpëtuar një fëmijë ku këtij të fundit i kanosej rreziku nga i pari, atëherë nuk mungoi interesimi i gazetarëve për ta paraqitur “heroizmin” e tij në ballinë dhe kështu që i treguan atij se nesër në ballinën e gazetës së tyre do të qëndronte: “Nju Jork-ezi që shpëtoi jetën e një fëmijës nga qeni”. Mirëpo ky ia kthen: Unë nuk jam Nju Jork-ez. Atëherë gazetari ia kthen: Po ç’rëndësi ka, mjafton të shkruhet edhe “Amerikani që i shpëtoi jetën fëmijës nga qeni”. Mirëpo ky përsëri ia kthen: Unë nuk jam amerikan, por jam arab-musliman.
Të nesërmen me të vërtetë u proklamua ky lajm, mirëpo pas konfirmimit se është arab-musliman, titulli ishte kështu: “Muslimani terrorist që vrau qenin”.
Në qoftë se Muhammedi alejhi selam e ka ndaluar vënien e pulës në shënjestër, damkosjen e kafshëve pa nevojë, atëherë sa rëndësi do të kishte vlera e njeriut.
Në shekullin e VII hixhri, kur tartarët i pushtuan muslimanët dhe i robëruan, atëherë dijetari Ibn Tejjmije shkoi te ata dhe kërkoi që t’i lirojë. Ata thanë se do t’i lirojnë vetëm muslimanët. Atëherë Ibn Tejjmije iu përgjigj: Ose të gjithë (muslimanët, krishterët, jehuditë) ose asnjërin.”
Qëllimi se për çfarë kishte ardhur Islami më mirë mund të kuptohet me rastin kur Rebij ibn Amir i kishte thënë udhëheqësit persian Rustumit: “Kemi ardhur që t’i nxjerrim njerëzit nga adhurimi i robërve në adhurimin e Allahut, nga ngushtësia e kësaj bote në gjerësinë e saj dhe nga padrejtësia e feve në drejtësinë islame.”
Amerikani Michell Hart, në librin e tij “100 personalitete më me ndikim në botë” Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e vendos në vendin e parë.
Atyre, pabesimtarëve veprat e tyre të liga ua mbulojnë zemrat e tyre, ashtu siç ceket në Kur’an: ”Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” (Mutaffifin, 14).
Por ne nuk kemi se si t’ua ndryshojmë bindjen, ngase në ajetin që zbriti në Mekë, All-llahu thotë: “A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?” (Junus, 99). Ndërsa në ajtin që zbriti në Medine, Allahu thotë: Në fe nuk ka dhunë”(Bekare, 256).
Para gjithë kësaj duhet ta definosh mirë kuptimin e ekstremizmit dhe terrorizmit.
Pse kur jomuslimanët bëjnë një vepër të gabuar ajo mbetet vetëm një krim, ndërsa kur gabojnë muslimanët ajo quhet ekstremizëm?!
Prandaj, kujdes! Mos peshoni të njëjtën gjë me dy peshore!!!