Shkruan: Ulvi Fejzullahu
Rezilët dhe faqezinjtë.
Po e përdori fjalën rezil, mendoj që kjo e ka vendin kësaj radhe. Besoj që kjo nuk është e panjohur si për të ndershmit po ashtu edhe për rezilët.
Rezil e ka kuptimin: veprim i keq, veprim i turpshëm; i pacipë, i pafytyrë, i poshtër.
Përkufizimi i “rezilhanes” mundë të jetë ky: gatishmëria dhe interesimi për t’i paraqitur e shfaqur veprimet e poshtra e të ndyra me mjaftë lehtësi.
Të nderuar!
Veprimet dhe organizimet e ndyra të rezilëve janë të papranuara për të gjithë me përjashtim te rezilëve, të pacipëve dhe faqezinjve.
Populli duhet dënuar veprimet rezile, skandalet që komuniteti rezil i vlerëson përparim. Më kujtohet para disa viteve kur ndodhi skandali me presidentin Klinton, një revistë shqiptare kishte vendosur në ballinë një shkrim me titull: “Faqja zezë në shtëpinë e bardhë”, tani nuk po mbetet tjetër vetëm me thënë: “faqja zezë e faqezinjve”.
Pa e zgjatur për rezilët dhe faqezinjtë po përfundojmë me sa vijon:
- Njerëz të pacipë, të ndyrë, të poshtër, të fyer, të pafytyrë.
- Njerëz të pandershëm, e të këqij.
- Njerëz të dëmshëm me veprime e sjellje të poshtra.
- Njerëz me fytyra të fëlliqura, të turpshme, të pahijshme, të neveritura, të ndotura.
Allahu na ruajt nga paradat, organizimet, manifestimet dhe çdo veprim i këtij lloje. Allahu im, ruaje popullin tonë nga rezilët dhe faqezinjtë.