Kjo nuk na u deshtë

 

Nexhmedin Kalisi

 

Shumë u mërzita kur e pashë lajmin për natën e "sexyt" që kishin organizuar Kosovo 2.0. U mërzita për atë se për çdo ditë e më shumë po degradohet shoqëria jonë në emër të vlerave e emancipimit, në emër të vlerave perëndimore dhe zhvillimit të shoqërisë sonë kinse të prapambetur. Është e prapambetur në disa fusha po për seksin nuk është. Në shekullin e 21-të i mban leksione mbi seksin kur fusha ma e paguar dhe e klikuar është pornografia!

Ajo që bëni ju Kosova 2.0 është se po mundohuni ta legalizoni seksin në tZezë, e kjo ka dëmin më vonë kur shoqëria jonë si shkak i këtij (ç)edukimi do të këtë numër të madh të vrasjeve. Do të thoni shumë parashikues qenkeni! Po ju them sa abortime kemi vetëm prej lidhjeve jashtëmartesore në Kosovë si shkak i "lejimit" të seksit në tZezë. Abortimet janë vrasje bile edhe më të rënda sepse mbyt dikën ende pa parë botën mirë!

Do të ishte mirë para se të bëni plane djallëzore për prishje morali të organizoni diçka që nxit për martesë, që i përgatit të jenë të rinjtë sa më të përgjegjshëm nesër si burra apo si gra, ngase kësi tipa të papërgjegjshëm, që prishin jetë ka sa të duash por nuk na duhen neve si shtet i ri.

Të mos harrojmë se kjo është kundër traditës sonë. Nuk ka ndodhur kurrë që shqiptari të marrë femër e cila e ka humbur virgjinitetin (që ka lujtë bishtë, jo atë që si shkak i martesës së mëparshme), atë e kemi konsideru si të pandershme dhe të pameritë për grua, ndërsa kjo që po na serviret është edhe më keq. Humbje e virgjinitetit në publik!