Vet akuzuesi është maniak e jo Dr. Shqefqeti

 

Shkruan:Ulvi Fejzullahu

 

Fjalën maniak nuk e kisha dëgjuar kaherë, por u bë sebep për këtë njëfarë mendërmethoni i partisë AAK, i cili e etiketoj Dr. Shefqet Krasniqin, Allahu e ruajt.

Fjalori na tregon çka do të thotë maniak:

MANIAK mb.
1. mjek. Që vuan nga mania.
2. Që ka një zakon të çuditshëm ose një dëshirë të tepruar dhe të vazhdueshme për të bërë diçka, që ka një mani. Njeri maniak.
3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Punë maniakësh.

MANI f. sh.
1. mjek. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye. Kishte maninë e përndjekjes (e vetëvrasjes).
2. Zakon i çuditshëm i një njeriu, që përsëritet shpesh dhe e bën atë nganjëherë qesharak; dëshirë e tepruar dhe e vazhdueshme për të bërë diçka, zakonisht të padobishme, ves, huq. Mania për të kundërshtuar (për të dhënë urdhra, për të ngacmuar të tjerët, për t`u dukur).

Atëherë unë personalisht mësova këtë se Dr. Shefqeti aspak nuk ka të bëjë me maninë e maniakizmin, por ai i cili po i plotësojka standardet burimore vet Burim AAK-ja. Vërtetë ky person me mani i cili është në gjendje psikike të sëmurë ia ka bërë detyrë vetes për të kundërshtuar me urdhrat e dikujt, duke ngacmuar dhe provokuar personalitet e shquar si Dr. Shefqetin dhe të tjerët.

Jo zotni, as ti e as partia juaj të vërtetën Islame nuk mund ta stopoj.