Menubar

“As mos u tutni e as mos u ngutni”

 

Shkruan: Ulvi Fejzullahu

 

Lugina e Preshevës është duke përjetuar tensione dhe presione nga më të ndryshmet, e gjithë kjo siç është e njohur po ndodhë nga provokimet shtetërore dhe qeveritare serbe, gjithsesi për këtë nuk po çuditemi se kjo nuk është hera e parë.

Në anën tjetër, qeveritarët nga Shqipëria dhe Kosova shkrepën deklarata sporadike, njëri ashtu tjetri kështu, si do që të jetë po duhet ndoshta me i thonë “bre burra ju rritë ndera”. Së paku boni diçka me fjalë para gazetarëve, shitni trimëri e burrni, gjoja se po interesohemi edhe për ne në Luginën e Preshevës.

Dorën në zemër; u organizuan besa edhe debate në RTK, TV-21, KTV, ku morën pjesë politikanët nga Lugina e Preshevës, dhanë kontributin e vetë maksimal.

Ajo që dëshiroja të nënvizoj gjatë një debati në RTK, një deputet i parlamentit të Kosovës, krejt në fund lëshoji mesazh, duke thënë: “as mos u tutni e as mos u ngutni”

A ja qëlloi apo jo edhe unë nuk e di!!

Si do që të jetë, Zoti e bëftë hair dhe na ruajt nga çdo e keqe.