Durim Berisha
Java e kaluar ngjalli përsëri në shoqërinë tonë debatin e mbuluar për një kohë mbi të drejtën e manifestimit të besimit nga individi në organet shtetërore, apo organet edukativo-arsimore publike. Si çdo herë ky debat, ashtu si e është bërë zakon në klasën tonë politike u shoqërua me postime të ndryshme në rrjetet sociale, duke u munduar secili të shpreh sa më shkurt bindjet e tij. Secili shfrytëzoi të drejtën e tij të shprehjes së lirë të mendimit, që zakonisht keqinterpretohet si e drejta e mendimit, ngjashëm si e drejta e manifestimit të bindjeve (besimit) që shpesh e hasim sikur e drejta e besimit apo e drejta për të besuar. Këto dy të drejta themelore i gjejmë si kategori Kushtetuese, të rënditura thuajse njëra pas tjetrës në Kushtetutën e Republikës.
Nuk do të dëshiroja të tingëlloj gabim ky opinion imi, mirëpo e drejta e shprehjes së lirë të mëndimit në debatin e lartëpërmendur, në një formë ose tjetrën është duke u keqpërdorur në vazhdimësi, për arsye se ashtu si jemi mësuar deri më tani, njerëzit e shkencës në Kosovë vazhdimisht qëndrojnë largë shoqërisë me aktivitetin e tyre shkencor, të izoluar në rrethet e tyre, thuajse nuk janë pjesë e shoqërisë ku jetojnë, diskutime të natyrës së tillë të cilat kërkojnë një çasje objektive nga personat kompetent nuk i kemi pasur asnjëherë. Jo që unë tani dua të marrë përsipër këtë barrë, mirëpo dua të thërras që temat e një rëndësie të madhe të mos jenë diskutime kafeneshë, rrjeteve sociale, pjesë e fushatave politike apo promovim personal para miqve ndërkombëtar si po ndodhë tani.
Në një intepretim gjuhësor fare thjeshtë e drejta për të manifestuar besimin e caktuar konform Nenit 38 garantohet edhe me Kushtetutën tonë, si e tillë ajo është e drejtë e patjetërsueshme. Gabimi që e përmendëm më lartë që të shumtë e bëjnë duke e quajtur e drejta e besimit do të ngërthente në vete të drejtën për të besuar (apo mosbesuar), të drejtë të cilën realisht askush nuk mund ta pengoj, ashtu si të drejtën për të menduar, sepse ajo zhvillohet brenda individid dhe është largë aftësive të njeriut për të ndërhyrë në mendjen apo shpirtin e tjetrit.
Kjo temë më tepër e hasim të kundërshtohet me konceptim e shtetit laik në Kosovë, e si çdoherë janë laikët (ata që nuk e kanë profesion) e jurisprudencës që marrin guximin të interpretojnë akte juridike, duke harruar apo ndoshta edhe asnjëherë nuk kanë ndëgjuar se „gjuha e ligjit shkruhet dhe lexohet njëjtë, por kuptohet ndryshe”. Duke mos dashur më tepër të argumentoj mbi gjuhën juridike, mjafton të i referohemi librave të tërë të shkruar për fyrmën e ligjit, për gjuhën e ligjit apo për interpretimin e Ligjit.
Në rastin tonë, interpretimi më i mirë që do të i përshtatej zbërthimit të kuptimit të shtetit laik do të ishte aspekti historik, duke u munduar të kërkojmë ata faktorë shoqërorë-politik të cilët kanë determinuar një përcaktim të tillë kushtetues. Pasi shpesh kam dëgjuar që tentohet të tërhiqen paralele përmes laicizmit francez apo turk, të dy këto shtete të ndërtuara nga elitat e reja politike në periudha pas revolucionare. Kur dihet se shoqëria franceze nuk mund të pranonte më dominimin e Kishës në jetën e saj, për shkak të bekimit që u ishte bërë mbretërve në kohën e monarkisë apsolute apo elita turke e cila kishte lidhje të forta me kishën ortodokse greke e cila kishte dashur të shkëpuste çdo lidhje të saj me Perandorinë Osmane duke ndërtuar identitetin e ri të shtetit të parë turk.
Në rastin e Kosovës, ky nen i cili besoj se ka ardhur si rrjedhojë e diverziteteve dhe dëshirën e madhe të klasës politike për të garantuar tolerancën e madhe fetare e cila ndër shekuj mbretëron në shoqërinë tonë dhe e cila vërtetë është vlera jonë më e madhe. Kësisoji shteti ynë ka garantuar një rend juridik laik, përmes të cilit garanton, se e drejta e aplikueshme në vendin tonë nuk ka bazë në burimet e së drejtës së ndonjë religjioni të caktuar, por në të njejtën kohë respekton të drejtën e manifestimit të besimit ndaj inidividid.
Mirëpo ky parim kushtetues nuk është kompletuar sa duhet sepse Kushtetuta e Republikës së Kosovës do të duhej të rregullonte edhe raportin e institucioneve fetare në Kosovë sepse vetëm në këtë mënyrë do të krijohej balanci i kërkuar në raportin e Shtetit me to dhe do të shuhej çdo debat i panevojshëm. Por në të njejtën kohë do të parandalohej edhe paraqitja e situatave të tilla në shoqëri.
Autori është në përfundim të studimeve të Magjistraturës në Universitetin Konstanz në Gjermani në drejtimin e të Drejtës Kushtetuese Gjermane.