Salih Kabashi
A janë këto tri figura shqiptare që po hedhin farën e rrezikshme jo vetëm të përçarjes shoqërore, por edhe, mos o Zot ! edhe të një lufte qytetare në Kosovë ?
Me dhimbje them PO. Zotin e lus që të dalë JO.
Sjelljet, deklarimet e veprimet e këtyre të treve, ne veten e tyre skandaloze, antikushtetuese e antiligjore, po thellojnë kaosin, po polarizojnë popullin, po ngjallin pasigurinë dhe po elektrizojnë ndjenjat e qytetarëve.
Fshehur pas parullash bajate pseudodemokratike, thirrje në vlera abstrakte e absurde civilizuese dhe në ligje që i shkelin çdo ditë vetë, kjo grua dhe këta dy meshkuj përditë fyejnë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Të tre të dështuar plotësisht në sektorët e tyre ministrorë dhe në postin e saj presidencial, këta pakurrizorë, KËTO VEGLA TË HUAJA, përditë në sinkroni po mbjellin atmosferë frike e terrori në Kosovë.
Tallja më e madhe e tyre është se këta mbjellës të frikës e të terrorit, kanë marrë në dorë gjoja bajrakun e luftës kundër terrorizmit në botë. Këta në fakt janë shpikës e fabrikues « terroristësh ».
Kosova nuk ka terroristë. As do të ketë.
Por kësaj tresheje i duhen domosdo dhe njësoj si buka e uji « terroristët », sepse vetëm ashtu ata mund të fshehin terrorin e krimin e vet. Në fund vjen qëllimi i tyre makabër : të nis lufta qytetare ndërshqiptare në mënyrë që Serbia të « çlirojë » edhe një herë Kosovën.
Me armiqësinë dhe përçarjen që po mbjell kjo treshe e papërgjegjshme, zhbërja e Kosovës së pavarur nuk mund të vonojë shumë.
[quote width="auto" align="left" border="#F89406" color="#F89406"]"Opinionet e autorëve nuk paraqesin doemos edhe opinionin e redaksisë së portalit Shembulli.com"[/quote]