Justinian Topulli
Edhe pse sot mund të mos lindësh skllav, i tillë mund të bëhesh.
Të besosh te fatalizmi, determinizmi, konspiracionizmi dhe çdo lloj doktrine a ideje që e zhvesh njeriun pothuajse, apo plotësisht, nga mundësia e tij për të ndryshuar gjendjen e tij dhe të njerëzve përreth, është shërbimi vetë-skllavërues më i mirë që i bëhet elitave sunduese ilegjitime.
Kjo, sepse doktrina të tilla prodhojnë pasivitet dhe vdesin shpresën e optimizmin për ndryshim.
Njerëzit në mjaft vende, mes tyre edhe shumë muslimanë, kanë kohë që vuajnë nga këto sëmundje, për të cilat shkak nuk është bërë vetëm inferioriteti që ushqen supremacia perëndimore dhe epoka postkolonialiste, por edhe doktrina fataliste dhe praktikat shpirtërore devijante karshi botës, që gëlonin mes tyre, para kësaj periudhe.
Përkundër kësaj, perëndimi jofetar në trokun e marrëzishëm të vetëmjaftueshmërisë njerëzore drejt progresit të pafund, u bë skllav i vetvetes dhe humbi Zotin dhe bashkë me Të, edhe qëllimin e etikën e jetës.
Bota sot edhe njëherë ka nevojë për ekuilibër, për t'i kthyer asaj normalitetin natyral dhe për ta shpëtuar nga skllavëria dhe idhujtaria...