Nuk është çudi për njerëz të një populli që ndryshuan fjalët e Zotit në Teurat të ndryshojnë dhe faktet historike

 

Mustafa Tërniqi

 

Ditën e martë gjatë mbrëmjes, në Kongresin Zionist, Benjamin Netanyahu, Provokon rëndë duke pohuar se ish muftiu i Jerusalemit, Emin el-Husejni, e ka nxitur Hitlerin për holokaustin.

Pra nuk ka qenë Hitleri ai që e dëshironte djegien dhe zhduken e çifutëve por ishin palestinezët që e bindën.

Ndërkohë Muftiu është takuar me Hitlerin në vitin 1941 kurse planet për përndjekjen dhe eliminimin e çifutëve kishin filluar shumë më herët.

Interesat e tij politike dhe dëshira për ti shfaqur muslimanët para botës si agresorë dhe çifutët si viktima për të mbuluar krimet çnjerëzore kundrejt palestinezëve apo për të justifikuar sa do pak gafat e tij për një politikë të dhunshme janë përpjekje të vazhdueshme.

Sidoqoftë historianë dhe politikanë të ndryshëm hebrenj e kanë kritikuar hapur këtë manipulim duke e cilësuar si skandal politik dhe shtrembërim të historisë.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Berlinit nëpërmjet zëdhënësit të kancelares gjermane Angela Merkel ku mes të tjerash shprehet: “Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar historinë.”

Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: “Mos u pikëllo për shkak të tyre dhe mos u ngushto për kurthet e tyre.” En-Neml 70

Në një ajet tjetër kuranor thotë: “Ata thurin kurthe por Allahu ua prish kurthet atyre. Allahu është Ai që më së miri di të prishë kurthet.” el-Enfal 30