Justinian Topulli
Për ata që do të lexojnë përmbajtjen e këtij shkrimi do ta kuptojnë se për kë bëhet fjalë, ndërsa ata që nuk e njohin do të uroja që të vazhdojnë të mos e njohin.
Ky njeri duke shpifur për mua ka thënë: “Kryetari i LHSH-së mua më ka thënë vet që krerët që bën KMSH-në ishin të pafe, pasi ishin sufinj dhe sipas vehabizmit që ai beson ata duhet të ishin vrarë apo konvertuar me dhunë në vehabizem.”
Kjo është tërësisht një shpifje, që s’ka kurrë farë baze dhe duke qenë se personi në fjalë s’ka asnjë provë apo dëshmi për ta provuar atë veç fjalës së tij, atëherë çdo kush që e njeh këtë njeri dhe mua le të vendosë vetë se kush thotë të vërtetën.
Gënjeshtari, prej njëri prej këtyre të dyve, ai ose unë, le të marrë ndëshkimin e Zotit “të kërkojë mallkimin e Allahut ndaj vetes, nëse ka gënjyer.”
Nuk kam dashur të merrem publikisht kurrë me këtë njeri edhe pse ai disa herë e ka përmendur emrin tim dhe ka shpifur ndaj meje, në disa prej shkrimeve të tij, por unë i kam lënë Zotin, sepse e di që ka mjaft zullume mbi shpinë karshi shumë prej muslimanëve dhe unë nuk jam i vetmi.
Vetëm një sqarim të shkurtër për publikun, për të dhënë një argument të vetëm kundra asaj që ai thotë. Unë jam gjirokastrit nga fisi i Topullarëve, nga i njëjti fis që janë edhe Bajo dhe Çerçiz Topulli, dhe jam stërnipi i kadiut Idris Topulli, i cili më pas u bë myfti, dhe ishte bashkëkohës dhe bashkëluftëtar me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën...etj.
Jam rritur që fëmijë në faljen time me urrejtjen për komunizmin edhe me frymën e patriotizmit, e ndërkohë feja dhe besimi im nuk kanë qenë kurrë, për asnjë moment shkak që unë të mohoj të parët e mi dhe atë që ata bën për këtë komb. Nëse mashtruesi i mësipërm, mirënjohur për manipulimet, gënjeshtrat dhe shpifjet e tij, nuk e ka pas ditur këtë fakt, atëherë le ta mësoj se unë nuk kam si të konsideroj si të pafe, atë që është shkak që unë të jem në këtë fe.