Krim gjuhësor!

 

Ilmi Rexhepi

 

Sipas një hulumtimi që ka bërë faqja "Vërejtje dhe rregulla gramatikore" në tekste të publikuara të prokurorive dhe të gjykatave tona; ka dalë se personi më kriminel është: i njëjti.

Nuk ndodh që dikush të vërtetohet se ka bërë veprim joligjor e që të mos ketë bërë edhe ky i njëjti.

Në tekste të tyre shkruan:

Filani ka.......dhe i njëjti ka......

Pyetja e madhe:

Nëse gjuhë zyrtare e gjykatave tona është gjuha shqipe, atëherë pse dënohen dhe pse vuajnë dënimin në burg të burgosurit edhe për veprime, të cilat, sipas gjykatave, nuk i kanë kryer ata, por i ka kryer ky i njëjti?

Pyetje sociolinguistike:

A duhet të kuptohen e të zbatohen këto tekste sipas sensit të përbashkët (të ndërmjetësuar nga serbishtja) apo sipas kuptimit që japin në gjuhën standarde?