Muhamed Xhemaili
Dje në Kosovë u mbajt marshi për komunitetin LGBT. Në këtë marsh morën pjesë edhe figurat më të larta shtetërore, ambasadorë të akredituar në Kosovë po edhe përkrahës të tyre.
Ky komunitet minorë gëzon përkrahje institucionale pasi që statusi i tyre është i rregulluar edhe me kushtetutë.
Është mëse "normale" që kushtetuta të respektohet. Mirëpo ajo(kushtetuta) duhet të respektohet vetëm kur ju konvenon atyre(pushtetarëve). Kushtetuta në aspekte tjera e ka kryer punën e saj. Ka rregulluar statusin e invalidëve, veteranëve, familjeve të dëshmorëve, të zhdukurve që ende nuk dihet për fatin e tyre. Madje ka rregulluar edhe ligjin për korrupsion e krim të organizuar dhe kohëve të fundit rregulloi me ligj edhe transformimin e FSK-së në FAK. Pra të gjitha këto të arritura janë sukses i politikës sonë.
Në të gjitha shtetet e moderuara evropiane si pasojë e rënies së natalitetit, shteti filloi që përmes grandeve të stimulojë popullatën që të ketë lindje më tepër. Ndërkohë që në vendin tonë stimulohet rinia që të martohemi me gjini të njëjtë ngase vetëm kështu shkohet në Evropë.
Ata të cilët morën besimin e popullit sot po i tradhtojnë votuesit e tyre. Po i tradhtojnë dëshmorët, invalidët por po i tradhtojnë edhe prindërit e tyre. Fatkeqësi!! Nëse ju politikan e politikane të nderuar/a jeni pro këtij komuniteti(turpi) pse nuk i martoni djemtë tuaj me djem të kolegëve tuaj, vajzat tuaja me vajzat e kolegëve. Nëse jeni pro, pse nuk ndaheni nga bashkëshortet tuaja e të martoheni mes vete. Nëse jeni pro, pse nuk provoni ju të parët një gjë të tillë. Por jo, ju nuk e bëni një gjë të tillë. Bile përkundrazi ju lëre që jeni të martuar por keni edhe dashnore. Duhet të ju vij turp që luani me ndjenjat e popullit. Duhet të ju vij turp që luani me moralin e njerëzve. Duhet të ju vij turp që shkelni traditat tona shqiptare. Duhet të ju vij turp që doni ta shkatërroni më të shenjtën e popullit tuaj, moralin.
Edhe Kurani edhe Bibla porosisin njeriun që ta ruaj moralin e tij. Ju nuk e di se nga po i merrni këto rregulla duke u shitur se jeni shumë liberal duke i dalë në mbrojte këtij komuniteti të turpit për kombin tonë, ndërkohë që rregullat tjera nuk i zbatoni fare. Kur një i devotshëm frekuenton xhaminë jeni në gjendje ta quani edhe terrorist. Kur një femër shkon me shami në shkollë e etiketoni si të arabizuar. Deri kur kështu këto pazarllëqe tuaja në këmbim të pozitave. Deri kur do ta shitni moralin e popullit për kolltukët tuaja te pistë. Po të ishin gjallë gjyshërit tuaj do ju kishin dënuar para popullit, por ja që nuk janë.
I dashuri populli im i shumëvuajtur, ta ngrehim zërin të gjithë së bashku kundër këtij terrori e gjenocidi që po na bëhet. Vetëm së bashku arrijmë t’i largojmë vuajtjet e padrejtësitë që po na bëhen. Të bashkuar kundër prishjes së moralit. Aty ku prishet morali shkatërrohet edhe shoqëria. Mos ta lejojmë vete që të biem nën nivelin e kafshës, sepse kafshët nuk lejojnë një gjë të tillë. Ne jemi krijesa të çmuara dhe ta ruajmë dinjitetin tonë njerëzor. Ata që i mbështesin, turpi qoftë mbi ta.