Nëse nuk ke turp, bëj ç’të duash

 

Fatmir Latifaj

 

Më datën 17.05.'16 në Kosovë u mbajt marshi për komunitetin LGBTI, madje kjo ngjarje famëkeqe ndodhi për herë të parë në historinë e popullit shqiptar, në Kosovën e Adem Jasharit, në Kosovën e mbi 95% të muslimanëve, në Kosovën e shëmbëlltyrës dhe të tolerancës ndërfetare. Në këtë marsh morën pjesë edhe figurat më të larta të vendit, ambasadorë të akredituar në Kosovë po edhe përkrahës të tyre.

Fatkeqësisht, LGBTI-ja gëzon përkrahje institucionale, meqë statusi i tyre është i rregulluar edhe me kushtetutë e hajmedet, paj kësaj nuk i gjëmohet o babë!

Në vend se të nxiten të rinjtë tanë të martohen e ta shtojnë lindshmërinë, e cila dita-ditës po pakohet, në vendin tonë stimulohet rinia që të martohen me gjini të njëjtë, ngase vetëm kështu “shkohet në Europë”. Nëse martesa ndërmjet gjinisë së njëjtë është kusht për liberalizimin e vizave, atëherë ne u themi atyre troq: JO, JO dhe JO!

Duke i radhitur këto fjali, i hidhëruar nga ajo që pashë dhe dëgjova, mu kujtuan fjalët e Vesel Shabanit, veteranit të arsimit në Drenicën heroike, i cili është bërë për rahmet, më thoshte: “Hoxho, dije se ata që e morën besimin e popullit por nuk kanë frikë-respekt ndaj Allahut, nuk e kanë gajle që i tradhtojnë votuesit e tyre, ata madje i tradhtojnë edhe dëshmorët, invalidët por edhe prindërit e tyre.” Kësaj nuk i thuhet ndryshe, vetëmse fatkeqësi!

‘Deri kur do t’ju vijë turp?’

Këta të mjerë nuk kanë turp fare, sepse po të kishin turp kurrë nuk do ta bënin këtë marshim...

Ju duhet të turpëroheni që po provokoni hidhërimin e Allahut të Lartësuar.

A nuk keni dëgjuar për popullin e Lutit të cilin e shkatërroi Allahu, vendbanimi i tyre ishte fundi i detit të vdekur në Jordani?

Ju duhet të turpëroheni që po luani me moralin dhe ndjenjat e njerëzve.

Duhet të turpëroheni që po i shkelni zakonet dhe traditat tona shqiptare, të cilat njihen botërisht, madje keni rënë në kundërshtim edhe me vetë natyrshmërinë tuaj.

Në kohën e ish-Jugosllavisë, kur pranohej ndonjë kadet i ri për të kryer shërbimin ushtarak, eprori ua tërhiqte vërejtjen ushtarëve të huaj që të mos shahen para shqiptarëve, sepse shqiptari me fanatizëm e mbron emrin nënë, kurse ju me këtë marshim dhe duke i mbështetur këta të sëmurë keni fyer nënat e shqiptarisë, të cilat na rritën dhe na edukuan me peripeci të shumta që të arrijmë pjekurinë dhe ta ruajmë identitetin tonë fetaro-kombëtar..

Duhet t’ju vijë turp nga gjaku i dëshmorëve, të cilët e dhanë jetën për të qenë të sigurt fëmijët tanë, porse me LGBTI-ja nuk bëhen fëmijët, o njerëz.

Nuk e di se nga i merrni këto rregulla, ju shiteni sikur jeni shumë të përparuar, madje i dilni në mbrojtje këtij komuniteti të turpit për vendin tonë, ndërkohë që rregullat tjera fare nuk i zbatoni.

Nuk është çudi për ju, ngaqë abëcë e jetës suaj janë standardet e dyfishta...

Kur një i ri shkon në xhami jeni në gjendje ta quani edhe terrorist, kur një vajzë shkon në shkollë e mbuluar, e quani të arabizuar, madje edhe e përjashtoni nga shkolla.

Po të ishin gjallë gjyshërit tuaj, besën po jua jap, do t’ju kishin dënuar para popullit, por shyqyr Zotit që nuk janë, ata kanë shkuar duke pasur mendim të mirë për ju.

Të dashur hoxhallarë, si koleg juaji, më duhet t’ju drejtohem me disa fjalë:

“Të mos hezitojmë që popullit tonë të shumëvuajtur t’ua rikujtojmë të kaluarën tonë të ndritur, e cila u kurorëzua me flijime e sakrifica nga më të ndryshmet, sepse në qoftë se nuk vetëdijesohet ky milet, duke e kuptuar qartë se vetëm me moral kemi arritur deri këtu dhe vetëm me të do të arrijmë në një të ardhme të ndritur, duke ruajtur dhe edukuar gjeneratat e ardhshme, atëherë kapitullimi do të jetë i pashmangshëm.”

Në fund po jua rikujtoj fjalën e një filozofi europian, i cili thotë: “Sa më shumë që po qëndroj me njerëz, aq më shumë po i dua kafshët”, tash e kuptova se cilët njerëz i kishte pasur për qëllim... Atyre që e mbështesin LGBTI-në:

“Ju bëj me dije se ky mëkat është degjenerim dhe shfrenim i madh, andaj aman hiqni dorë nga promovimi i këtij harami, sepse ne kemi luftuar që republika e Kosovës të mbetet e qytetarëve të saj, e, ruana Zot, mos po na shndërrohet në një republikë të Seddumit (vendbanimi i popullit të Lutit)..., në atë të LGBTI-së.”

Po e përfundoj këtë shkrim duke dashur t’jua bëj të qartë se ky ushqim në tryezat tona nuk servohet, andaj ua them troq kamarierëve se ky ushqim nuk ka vend në tryezat tona, sepse është haram sikurse mishi i derrit, madje edhe më tepër...

Me zemër të pikëlluar shkrova këta rreshta, lus Allahun të na falë dhe të na udhëzojë të gjithëve drejt së vërtetës! Amin!


Me respekt të madh, dashamiri juaj:
Fatmir Latifaj Imam, hatib dhe mualim në Xhaminë e Shipolit – KBI Mitrovicë.
Invalid i UÇK-së 20.05.'16