Automjeti evropian i vitit Nissan Leaf

Përkundër të gjitha pritjeve titullin e automjetit evropian të vitit për herë të parë në histori e ka marrë automjeti i motorizuar me energji elektrike: moment kthese në histori ky kur Nissan Leaf ka rrëmbyer titullin duke lënë pas vetes risitë më të rëndësishme të vitit, nga Alfa Giulietta deri tek Volvo S60.

Nissan Leaf, automjet pa emetim të gazrave, ka mundur 40 rivalë në luftën për një prej titujve më të rëndësishëm automobilistik.

 

 

Në të njëjtën kohë, kjo është hera e parë në historinë e kësaj gare që shpërblimin e ka marrë një automjet elektrik. Jurinë të cilën e kanë përbërë 57 gazetarë automobilistik nga 23 shtete evropiane në konkurrencën të cilën në finale e kanë përbërë katër risitë Alfa Romeo, Citroën, Dacia, Ford, Opel e Volvo përparësi megjithatë i ka dhënë teknologjisë dhe ka dëshmuar se automjeti elektrik mund të shtyhet me rivalët e motorizuar në mënyrë konvencionale.

Sa për rikujtim, Leaf ka elektromotor të vendosur përpara i cili fut në lëvizje boshtet e prapme. Elektromotori i ndryshueshëm zhvillon fuqi prej 80 kË dhe moment rrotullimi prej 280 Nm, që mjaftojnë për shpejtësinë maksimale prej 145 km/h. Elektromotori furnizohet akumulatori litium-jon, i cili siguron autonomi prej 175 kilometrash sipas standardit NEDC (Neë European Driving Cycle).

Na duhet të theksojmë se shitja e këtij automjeti në Japoni dhe SHBA fillon këtë dhjetor. Në Evropë Leaf vjen në fillim të vitit të ardhshëm, dhe atë para së gjithash në Portugali, Irlandë, Britani dhe Holandë. Automjeti aktualisht prodhohet në Japoni, e në fillim të vitit 2013 do të nis prodhimi i tij në fabrikat e reja në SHBA dhe Evropë./newmedia/