Google Chrome 8: Çfarë ka të re dhe çfarë po vjen

Mediat mund të sillen rreh Google Chrome OS dhe Chrome Web Store këtë jave, por vetë Google është duke u fokusuar në produktin e saj origjinal: shfletuesin Chrome.

Google njoftoi lansimin e Chrome 8.0.552.215 në blogun e tij zyrtar të Chrome, të enjten pasdite.

Përditësimet sjellin një numër të madh ndryshimesh dhe – ndoshta më e rëndësishme – hap rrugën përpara për disa gjëra të mëdha, transmeton pcworld.al.

Pra, çfarë ka të re në Google Chrome 8? Fare pak, në fakt – edhe pse shumë ndryshime janë nën kapelë. Google Chrome 8 paraqet më shumë se 800 përmirësime në bug dhe përmirësime në qëndrueshmëri. Këto ndryshime dhe arnimet e reja përbëjnë një pjesë të madhe të progresit. Një funksion të ri që vërehet dukshëm menjëherë është shtimi i një shikuesi të PDF që është ndërtuar brenda, një gjë të cilën zhvilluesit kanë qenë duke e ndërtuar për muaj të tërë. Sipas drejtorit inxhinerik të Chromium, Marc Pawliger, shikuesi i brendshëm i PDF lejon shfletuesin të “përpunojë fajlat e PDF sikur faqet HTML në ueb, “pa pasur nevojë për një instalim të pavarur të Adobe Reader. Të gjitha PDF-të janë të përfshira në atë që quhet sandbox, e cila në thelb do të thotë se fajlat janë të izoluar dhe nuk do të ndikojnë në sigurinë apo performansën e sistemit.

Ndryshimet më të rëndësishme në Chrome 8 mund të jenë ato që shumica prej nesh nuk mund t’i shohim. Zhvilluesit thonë se Chrome 8 është versioni i parë i shfletuesit që mbështet plotësisht opsionin që po vjen Chrome Web Store, e cila gjerësisht pritet të lansohet ndonjë ditë. Chrome Web Store do të ofrojë një koleksion të aplikacioneve të bazuara në web – falas dhe me pagesë – që do të jenë të dizajnuara në mënyrë specifike për të punuar me Chrome dhe Chrome OS, që është ende në zhvillim.

Duke folur për Chrome OS, ajo mund të jetë disa minuta larg nga debutimi i saj i madh. Në një intervistë me New York Times, javën e kaluar, një inxhinier VP i Google tha se Google OS – e fuqizuar për netbook-ët mund ta godasë tregun para fundit të vitit. Chrome OS, ashtu siç e quani ju , do të mbështesë pothuajse tërësisht aplikacionet e reja të bazuara në cloud. Dhe, pavarësisht nga kategorizimi i saj i ngjashëm, ajo do të jetë shumë e ndryshme nga sistemi tjetër operativ i Google, ai Android.

Sa i përket shfletuesit themelor Chrome, projekti i ardhshëm i Google është aplikimi i teknologjisë sandbox në Adobe Flash Player. Sikur skenari për PDF, ajo do ta mundësojë që përmbajtja e bazuar në Flash të rrijë e izoluar, duke e bërë të gjithë shfletimin më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Chrome 8 është tani në dispozicion në faqen e Google Chrome për shkarkim. Nëse ju tashmë jeni duke e përdorur Chrome, programi automatikisht e gjen dhe instalon versionin së shpejti. Nëse ju nuk doni të prisni, klikoni në ikonën në anën e djathë sipër të programit dhe zgjidhni “About Google Chrome”. Opsioni do ta shtyjë shfletuesin të kërkojë të reja dhe të fillojë procesin e përditësimit./koha/