Televizori i Toshiba-s punon me bateri

Nëse u ndalet rryma aq shpesh sa që u pengon në shikimin e programit televiziv, sigurisht do t’u duhej të thirrni shpesh elektricistin.

Mirëpo nëse kjo nuk ndihmon, gjithmonë mund të blini një nga televizorët e rinj LED të Toshiba-s me bateri të integruara. Seria e re televizorëve LED të Toshiba-s quhet Power TV dhe vjen në dy variante: një me ekran të diagonales 24, e tjetri 32 inç.

Bateria e integruar ofron rreth dy orë autonomi, që mjafton të shihni pjesën e mbetur të ndeshjes së futbollit, ku luan ekipi juaj u preferuar.

 

Veç mundësisë së punës me bateri, televizorët e Toshiba-s nga kjo seri veçohen për shpenzimin e ulët të energjisë, optimizimin automatik të fotografisë varësisht nga sasia e ndriçimit në hapësirë si dhe fotografinë e avancuar në rastet e pranimit të dobët të sinjalit./zeri/