Prezantohet iPhone 4S

Kompania Apple e ka mbajtur prezantimin e shumëpritur, por nuk e ka prezantuar telefonin e shumëpritur. Në vend të iPhone 5 do të dalë në treg IPhone 4S.

Përparistë më të mëdha të modelit të ri janë se ka kamerë më të mirë dhe shumë më tepër e mban baterinë. iPhone 4S, që do të dalë në treg më 14 tetor do të mundësohet në 16GB, 32GB dhe 64GB – me ngjyra bardhë e zi. Çmimet në SHBA variojnë prej 199 dollarësh deri në 399 dollarë. Në mesin e shtesave të rëndësishme është paisja e quajtur Siri, një ‘asistent intelegjent’ që mundëson bërjen e pyetjeve me zë nga përdoruesit dhe marrjen e përgjigjeve të detajuara./indeksonline/