Meshkujt më të rrezikuarit në Facebook

Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se meshkujt janë më të rrezikuar se femrat në facebook. Ky studim tregon se meshkujt nuk e kanë problem që në profilet e tyre në Facebook të pranojnë kërkesat e njerëzve të panjohur (sidomos nëse fotot e profilit tregojnë femra të bukura), të deklarojnë vendndodhjen e tyre, të lënë profilin të hapur për të gjithë dhe të mos tregohen të kujdesshëm përsa i përket kushteve të sigurisë së profilit të tyre. Në këtë mënyrë ata janë pre më e lehtë e krimeve kibernetike, raporton "top-channel".

Studimi tregoi se 65% e femrave nuk pranojnë kurrë kërkesa miqësie nga njerëz të panjohur, ndërsa përqindja tek meshkujt zbret në 50%. Gjithashtu, 25% e meshkujve e lënë të hapur profilin e tyre në krahasim me vetëm 16% të femrave.

U vu re se shumica e meshkujve pranojnë kërkesat e vajzave të bukura, ndërsa femrat nuk e bëjnë të njëjtën gjë nëse u vjen një kërkesë nga një mashkull simpatik. /albeu.com/