Kur vjen puna per sekrete, Apple po dyfishon masat po aq sa po i pjeston me zero. iPhone 5 eshte nje telefon qe ka shume gjera per here te pare persa i perket specifikave – ekran me te madh, lidhje Lightning, teknologji prekjeje in-cell, perfshi inovacione te tjera, por gjithashtu eshte i pari telefon qe mban emrin iPhone, specifikat e te cilit diheshin thuajse totalisht perpara prezantimit.
Si fillim u mesua rreth ekranit 4 polesh. Kjo u be e mundur fale The Wall Street Journal me 16 Maj, u konfirmuar nga Reuters me 17 Maj dhe u ripermend nga Bloomberg me 18 Maj. Me 19 Maj, edhe sikur ndonjera nga gazetat apo faqet e mirnjohura te kishin ndonje njeriun e tyre pergjate zinxhirit te dorezimit te produktit, thjeshte nuk ja vlente me te shpenzonin miqesite per t’u siguruar rreth madhesise se ekranit.
ASHTU SI ZBULOHEN SEKRETET E APPLE, EKRANI I IPHONE 5 ISHTE SEKRETI ME KEQ I MBAJTUR NE HISTORINE E KOMPANISE
Por nuk ishte vetem kaq. U mesua cdo gje rreth rezolucionit, raportit te shikimit, dhe teknologjine e vecante te prekjes rreth ketij ekrani, perpara se administratori i Sharp te pranonte drejtpersedrejti qe ishte kompania e tij qe po furnizonte Apple me ekrane.
Konektori i rizidizenjuar, ndryshimi i pozicionit te xhekut te kufjeve, kapaku i prapem alumin dhe paneli ballor i iPhone 5 filluan te dilnin ne thuajse te gjitha faqet me permbajtje teknologjike ne javet e mepasshme, duke arritur kulmin ne disa modele totalisht te kompletuara (si ne faqen 9to5Mac). Prodhuesit e kapakeve dhe kellefeve ishin aq te sigurt saqe po tregonin kapaket e iPhone-it te ri perpara se Apple te deklaronte qe do mbante nje shfaqje ne shtator.
Kur Apple me ne fund dergoi ftesat per evenimentin e saj me 12 Shtator (date qe u zbulua serish perpara), hoqi cdo dyshim te vogel rreth emrit te ri te iPhone-it te saj duke i dhene hije dates 12 me nje 5.
Paaftesia e Apple per te mbajtur iPhone 5 sa me sekrete, eshte e turpshme per administratorin e saj, i cili premtoi nje permiresim ne sigurine dhe sekretin e produkteve te firmes, por gjithashtu nuk ishte as e paparashikueshme. Edhe pse Tim Cook ka mbajtur freret nga lart po aq te terhequr sa dhe Steve Jobs, kontrolli i tij mbi partneret konsiderohet si nje problem me vete.
Zinxhiri i furnizimit te Apple sa ka ardhur dhe eshte ndryshkur. Ne kohen kur kompania mbeshtetej tek Samsung-u per pjesen me te madhe te komponenteve te brendshem te iPhone, tek LG-ja per ekranin, kete vit iu desh te kontraktonte Sharp-in, LG Display dhe Japan Display per ekranin e saj te ri 4 poles. Me rritjen e mundesise se rrjedhjeve te informacionit, ashtu eshte rritur dhe numri i punetoreve qe kontribuan ne prodhimin e iPhone.Per nje punetor ne linjen e asemblimit te produktit nga nje nga nenkontraktoret e Apple, rrjedhja e informacionit do t’i jepte mundesine te fitonte me teper se sa kerkesa e tij per pune me ore shtese per te mbajtur gjalle familjen.
Ndaj po, zinxhiri i furnizimit eshte bere i vetedijshem dhe ka hapur gropeza ne mistiken e famshme te Apple. Dhe cfare pastaj? Atehere, si fillim Apple humb impaktin e evenimentit te saj qe zakonisht paraqiste aparate totalisht te panjohur. Askush nuk u habit ka kapaku i aluminit dhe hollesia sepse te gjithe e kishin pare (e shume te tjere madje e kishin prekur). Nuk pati asnje frymemarrje te thelle kur Apple prezantoi LTE, ose kur prezantoi Earpod-et e rinj, apo lidhjen e re Lightning.
Sidoqofte, edhe pse kjo gje i heq Apple-it pak ndricim nga evenimenti i saj me i fundit, efekti final i te gjitha ketyre rrjedhjeve mund te jete minimal ne rradhet e konsumatorit. Fundja, pjesa me e madhe e bleresve te iPhone nuk do te kalojne tere diten ne kerkimin e thashethemeve neper internet. Kercenimi me i madh qe Apple do ti duhet te kaperceje eshte se konkurrentet e tij po mesojne rreth sekreteve te Apple sa vjen e me shpejt cdo vit qe kalon. Kjo i jep kompanive si Nokia, mundesine per te provuar dhe vjedhur driten e Apple duke paraqitur funksionalitete ne telefonat e tyre perpara saj, nderkohe qe krijuesit e kloneve jane bere aq te afte saqe njeri prej tyre ka tentuar te patentoje dizenjon e iPhone 5 per Kinen.
SAMSUNG-U DUHET TE NDJEHET KRENAR SOT
Kundershtari me i drejtperdrejte i Apple ne teknologjine mobile, duhet te ndjehet i vetekenaqur sot . Mamuthi koreant arriti te mbante sekretin e Galaxy S III deri ne momentin e prezantimit te tij, me disa aparate te vendosur ne menyre strategjike per te dizinformuar dhe turbulluar ujrat e gazetave dhe faqeve informuese ne menyre qe prezantimi te ishte me te vertete nje surprize. E njejta gje vlen dhe per Kameren Galaxy te nxjerre ne treg 2 jave me pare: ishte nje aparat mjaft terheqes i mbajtur i fshehur deri ne momentin final.
Samsung-u vazhdon te jete kontraktori kryesor i procesoreve te serise A brenda iPhone-ve, iPad-eve dhe iPod-eve, dhe eshte fale kompanise Koreane qe procesori A6 per iPhone 5 mbeti nje sekret deri ne prezantimin zyrtar. Te pakten, kur behet fjale per liri veprimi, mund te themi qe Samsung-u po fiton aty ku Apple po deshton.
Kushdo qofte arsyeja, dalja e sekretit eshte dicka qe kompania nuk mund te toleroje. Produktet e saj qe kane thyer rekorde shitjeje jane ndertuar ne baze te cilesise dhe thjeshtesise se perdorimit, por gjithashtu mbeshteten edhe ne njefare miti, deshire nga e panjohura qe kompania Apple ka projektuar. Pagoditshmeria e cmimit te stoqeve te Apple, papenetrueshmeria e planeve te saj rreth produkteve te reja, ftohtesia e ish administratorit te saj — keto faktore qe ne dukje konsiderohn te huaj, kane kontribuar te gjitha ne imazhin e nje kompanie teknologjike qe ne nje fare menyre eshte e ndare nga industrite e tjera dhe e jashtezakonshme. Edhe pse iPhone 5 konsiderohet i shndritshem dhe i deshirueshem, nuk eshte me nje surprize dhe tregon dobesimin e asaj korace qe Apple kishte krijuar deri tani. Tani eshte ne dore te Tim cook te mbaje premtimin e tij./teknologji.net/