PES 2013 me flamurin e Kosovës

PES 2013 (Pro Evolution Soccer) në kuadër të përfaqësueseve kombëtare, e ka vendosur edhe shtetin e Kosovës. 

Në versionet e vjetra, 2011/12, ka figuruar vetëm kombësia shqiptare, ALBANIA, ndërsa në versionin e ri, PES 2013, është vendosur edhe flamuri kosovar, si shtet dhe nacionalitet i kontinentit të Evropës.

Fatkeqësisht, kombëtarja shqiptare dhe kombëtarja kosovare nuk kanë të drejtë të kenë përfaqësim si ekip, nuk kanë të drejte të luajnë  në kuadër të garave ndërkombëtare apo lojë miqësore, zbavitëse, “exhibition” , por nëse e zgjedh opsionin "Football life, Become a legend" dhe krijon një lojtar të ri, atëherë ke të drejt që nacionalitetin e atij lojtari ta zgjedhësh si shqiptar apo kosovar.

E mira e gjithë kësaj është se,  tani gjithë bota e ka kuptuar realitetin e shtetit të Kosovës, dhe emblema (flamuri) i Republikës së Kosovës është ne mesin e shteteve të tjera evropiane. 

Gen Kelmendi