Google teston avionët e telekomanduar për dërgimin e porosive të ndryshme (VIDEO)

Në vitin 2013, Amazon zbuloi një ide interesante për përdorimin e avionëve të telekomanduar për dërgesat e porosive të bëra në internet. Kjo ishte një ide shumë e mirë, sepse do të thotë që disa paketime mund të dërgohen në të njëjtën ditë kur bëhet porositja.

Fatkeqësisht, Administrata Federale e Aviacionit ka ndaluar përdorimin e këtyre avionëve pa pilot për të dërguar porosi të ndryshme. Megjithatë, si duket ky urdhër i dhënë nga Administrata Federale e Aviacionit nuk ka ndaluar kompanitë e tjera të testojnë avionët pa pilotë.

Google është kompania më e fundit e cila ka filluar të testojë këto avionë të telekomanduar për të dërguar mallra të ndryshme. Projekti i nisur, i quajtur “Project Wing” është duke u zhvilluar nga grupi kërkimor i kompanisë “Google X Labs”.

Google ka testuar disa herë avionët e saj të telekomanduar. Avioni pa pilot i përdorur nga Google është një hibrid mes një aeroplani dhe helikopteri.  Ai mund të mbajë bagazhe që peshojnë pak, dhe në momentin që arrin në destinacionin e duhur, lëshon porosinë që ndodhet në një kuti , dhe më pas tërheq mjetin e tij mbajtës.

Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti të nisur nga Google, mund të shihni videon që ndodhet më poshtë./krokodili/

[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=cRTNvWcx9Oo[/youtube]