Lutja ime (1)

Me emrin e Allahut Ndjesëmadh, Mëshirëplotë.

Ndër lutjet e mëngjesit është lutja e cila ia kujton robit këto gjëra:

- Pasuria dhe falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar;

- Lutja ndaj Zotit për mirësinë dhe mbarësinë e ditës;

- Lutja për largimin e pengesave gjatë ditës duke kërkuar mbrojtjen e Tij nga dembelia dhe mendjemadhësia; dhe

- përmbyllet me lutja me kërkim mbrojtjen nga dënimi i zjarrit dhe varrit.

Atëherë ti drejtohemi Allahut:

أصْبَحْنَا وَأصْبَحَ الـمُلْكُ للـهِ،
E arritëm mëngjesin, dhe e gjithë pasuria (e cila e arriti mëngjesin) i takon vetëm Allahut.

وَالـحَمْدُ لِلَّـهِ،
dhe Falënderimi i takon vetëm Allahut,

لا إلهَ إلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لا شَرِيْكَ لَهُ، لَهُ الـمُلْكُ، ولَهُ الـحَمْدُ, وهُوَ عَلَى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ،
s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, i vetëm dhe i Pashoq, Atij i takon Sundimi dhe Atij i takon falënderimi, dhe Ai është mbi gjithçka i Plotfuqishëm.

رَبِّ أسْألُكَ خَيْرَ مَا في هَذَا اليَوْمِ وَخَيْرَ مَا بَعْدَهُ،
O Zot, të kërkoj ty të mirën (mbarësinë) në këtë ditë, dhe të mirën (mbarësinë) e asaj çfarë vjen pas saj

وأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا فِي هَذَا اليَوْمِ وَشَرِّ مَا بَعْدَهُ،
dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja në këtë ditë dhe nga e keqja pas saj.

رَبِّ أعُوذُ بِكَ مِنَ الكَسَلِ، وسُوءِ الكِبَرِ،
O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dembelizmi, dhe nga e keqja e mendjemadhësisë.

رَبِّ أعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابٍ فِي النَّارِ وعَذَابٍ فِي القَبْرِ
O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi në zjarr dhe nga dënimi në varr.”

- O Allah! Çdo gjë të takon Ty, andaj ma lehtëso falënderimin ndaj Teje.
- O Allah! Ti je i Pashoq, nuk ke ortak, Ti je i Plotfuqishëm mbi gjithçka.
- O Allah! Më beko me mirësitë Tua.
- O Allah! Më ruaj nga çdo e keqe: mendjemadhësia, dembelia, zjarri dhe varri.

Ulvi Fejzullahu


Revista Shembulli

04:50:22pm