Problemi te vetja apo tek tjetri ?!

Lexova edhe këtë:

Burri shpreh shqetësimin ndaj gruas për shkak të dëgjimit të dobët.

Por para se të shkoj te mjeku specialist konsultohet me mjekun e përgjithshëm, ku ky i fundit ia propozon një metodë klasike për ta testuar dëgjimin e gruas.

Metoda klasike ishte kjo:

Qëndro 40 hapa larg gruas dhe fillo me të bisedën me ton normal.

Po nëse nuk të dëgjon afrohu në 30 hapa, nëse përsëri nuk të dëgjon në 20 hapa, pastaj 10 hapa.

Me të shkuar në shtëpi, gruaja duke përgatitur ushqimin në kuzhinë. Nga salloni i drejtohet gruas:

E dashur çka ke përgatit sot nga ushqimi!? (nuk ka përgjigje)

Afrohet në 30 hapa: e dashur çka ke përgatit sot nga ushqimi!? (nuk ka përgjigje)

Afrohet në 20 hapa: e dashur çka ke përgatit sot nga ushqimi!? (nuk ka përgjigje)

Afrohet në 10 hapa: e dashur çka ke përgatit sot nga ushqimi!? (nuk ka përgjigje)

Afrohet krejt afër, duke qëndruar para gruas: e dashur çka ke përgatit sot nga ushqimi!?

Tani gruaja i përgjigjet:

Burri im i dashur, për herën e pestë po të përgjigjem: pulë në furrë.

Të nderuar!

Problemi nuk është me të tjerët ashtu siç mendojmë, por mund të jetë problemi me veten tonë.

 

Hoxhë Ulvi Fejzullahu


Revista Shembulli

11:14:21am