Si ta forcojmë imanin?

1) Detyra: Thuaj 100 herë Estagfirullah.

Dobia: Allahu do t’i rregullojë problemet dhe do ta shtojë riskun.

Dëshmia: Fjala e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “ O ju njerëz, drejtojuni Allahut me tevbe (pendim) dhe kërkim falje (Istigfar), edhe unë i bëj tevbe Allahut nga 100 herë në ditë.” (Transmeton Muslimi)

2. Detyra: Fal 12 rekate sunet përveç farzeve: 2 të sabahut, 4+2 të drekës, 2 të akshamit dhe 2 të jacisë pas farzit.

Dobia: Një pallat në Xhenet.

Dëshmia: Fjala e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kush fal 12 rekate vullnetare gjatë ditës dhe natës, Allahu do t’ia ndërtojë atij një pallat në Xhenet.” (Transmeton Muslimi)

3. Detyra: Fal 2, 4 apo 6 rekate të namazit Duha.

Dobia: Ke dhënë sadaka për çdo nyje të trupit tënd.

Dëshmia: Fjala e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Çdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. Çdo tespih – lavdërim (thënia subhanall-llah) është sadaka: çdo tahmid – falënderim (thënia elhamdulil-lah) është sadaka; çdo tekbir – madhërim (thënia All-llahu ekber) është sadaka; urdhërimi për të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka. Krejt këtë e zëvendësojnë dy rekate namaz vullnetare të paraditës (duha).

(Transmeton Muslimi)

4. Detyra: Leximi i Sures Mulk.

Dobia: Do te jetë i mbrojtur nga sprovat e varrit.

Dëshmia: “Ekziston një kaptinë në Kur'an e cila është vetëm tridhjetë ajete. Ajo të mbron atë që e lexon, derisa kjo e vë atë në parajsë. Ajo është sureja ‘Tebarekeledhi bijedihi-l-mulk." (Transmeton Tirmidhiu)

5. Detyra: Thuaj 100 herë “La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve 'ala kul-li shej'in kadijr”.

Dobia: Shpërblimi është sikur t’i lirosh 10 robër, të shkruhen 100 të mira dhe të fshihen 100 të këqija dhe je i mbrojtur nga shejtani.

Dëshmia: “Ai që thotë 'la ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ‘ala kul-li shej'in Kadijr' njëqind herë në ditë, do të ketë shpërblimin e lirimit të dhjetë robërve, i shkruhen njëqind të mira, i shlyhen njëqind të këqija dhe (kjo thënie) do t'i jetë atij mburojë nga shejtani në atë ditë deri në mbrëmje dhe askush nuk do të vijë më diç më të mirë se ajo me të cilën ka ardhur ai, përveç atij që ka bërë këtë madhëri edhe më shumë se ai.” (Transmeton Muslimi)

6. Detyra: Dërgo salavate 100 herë mbi Pejgamberin Muhammed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Dobia: Allahu do të begatojë dhe nuk do të jesh koprrac.

Dëshmia: “Kush dërgon salavat mbi mua një herë, Allahu do të dërgojë mbi të dhjetë herë.” (Muslimi). "Koprrac është ai, në praninë e të cilit përmendem dhe nuk bie salavat mbi mua". (Tirmidhiu)

7. Detyra: Thuaj 100 herë 'Subhanallahi ve bi hamdihi'.

Dobia: Do të falen mëkatet sa do që janë të shumta dhe do të kesh 100 palma në Xhenet.

Dëshmia: I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Atij që thotë: 'SubhanAllahi we bi hamdihi' njëqind herë në ditë, i falen gjynahet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” (Buhariu), po ashtu ka thënë: “Kush thotë 'SubhanAllahi ve bihamdihi', do t’i mbillet një palmë në Xhenet” (Tirmidhiu)

8. Detyra: Fali 2 rekate namaz nate.

Dobia: Falje mëkatesh dhe pranimi i lutjes.

Dëshmia: I Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahu qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu i Lartësuar zbret çdo natë në qiellin e tokës pjesën e tretë (të fundit) të natës dhe thotë:
"A ka kush që më lutet që t'ia pranoj lutjen? A ka kush që më kërkon diç që t'i jap atë? A ka kush që më kërkon falje që t'ia fali (mëkatet)?!” (Buhariu)

 

Përktheu: Arsim SYLA


Revista Shembulli

04:02:56pm