Vlera e dhjetëshit të fundit të Ramazanit dhe natës së Kadrit

Thotë Allahu,subhanehu ve teala," وربك يخلق ما يشاء ويختار ما كان لهم الخِيَرة Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja". (Kasas 68), dhe nisur nga këtu, Allahu,subhanehu ve teala, zgjodhi dhe favorizoi dhjetë ditët e fundit të Ramazanit nga ditët tjera të muajit, duke i veçuar në vlerë dhe shpërblim.

Pejgamberi Alejhi selam në këto ditë përpiqej dhe bënte më shumë vepra të mira sesa në ditët tjera, për çka na njofton Aisheja" كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يجتهد في العشر الأواخر ما لا يجتهد في غيره Pejgamberi Alejhi selam angazhohej në dhjetë ditët e fundit (me ibadet dhe vepra të mira) jo sikurse në ditët tjera (por shtonte dhe përpiqej më shumë)". (Muslimi)

Këto dhjetë netë të fundit i ngjallte me ibadete të shumta, si: namaz, dhikr, kur'an, etj. Aisheja na tregon për këtë e thotë"  كان رسول الله صلى الله عليه وسلم إذا دخل العشر أحيا الليل ، وأيقظ أهله ، وجَدَّ وشدَّ المئزر Pejgamberi Alejhi selam kur vinte dhjetëshi i fundit i Ramazanit, i ngjallte netët (me ibadete), zgjonte familjen e tij prej gjumi, përpiqej (për ibadet të shumtë), dhe shtrëngohej (për ibadet) si dhe largohej nga marrëdhëniet seksuale me gratë (e veta) ". (Muslimi)

Gjate këtyre netëve e zgjonte familjen e vet që të falen dhe ta përkujtojnë Allahun,subhanehu ve teala, nga dëshira e madhe për t'i shfrytëzuar në punë të hajrit këto net. Ibni Rexheb El Hanbeliu ka thënë: Kur vinte dhjetëshi i fundit, Pejgamberi Alejhi selam, çdo anëtar të familjes së tij që kishte mundësi për t'u falur nuk e linte pa e zgjuar prej gjumit".

Pejgamberi Alejhi selam kishte vazhduar të qëndronte në i'tikaf gjatë këtyre dhjetë ditëve derisa i kishte ardhur vdekja. Në dy koleksionet e vërteta të haditheve (Buhariut dhe Muslimit), nga Aisheja rrëfehet se"   أن النبي صلى الله عليه وسلم كان يعتكف في العشر الأواخر من رمضان حتى توفاه الله ، ثم اعتكف أزواجه من بعده Pejgamberi Alejhi selam qëndronte në I'tikaf gjatë dhjetëshit të fundit të Ramazanit derisa ia morri shpirtin Allahu,subhanehu ve teala, ndërsa pas vdekjes së tij, gratë e tij qëndronin në i'tikaf".

Këtë nuk e kishte berë për tjetër përveçse për t'u veçuar për ibadet-adhurim, për tu larguar prej problemeve ditore, si dhe për ta kërkuar Natën e Kadrit, këtë natë të madhe, e cila tek Allahu,subhanehu ve teala, është më e mirë sesa puna e 1000 muajve. Thotë Allahu,subhanehu ve teala," ليلة القدر خير من ألف شهر Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!(Kadr 3)

Në këtë natë të madhe caktohen caktimet e krijesave për tërë vitin; shkruhen të gjallët dhe të vdekurit (caktohet kush lind e kush vdes), të lumturit e të dëshpëruarit, caktohen rizku (furnizimi) dhe exhelet. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,"فيها يفرق كل أمر حكيم Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.".(Duhan 4)

Allahu,subhanehu ve teala, robërve të Vet nuk ua caktoi se në cilën natë bie Nata e Kadrit, por e la të fshehtë që t'i shtojnë ibadetet, të jenë më të zellshëm gjatë këtyre dhjetë netëve dhe që të dallohet ai që njëmend e kërkon Natën e Kadrit nga ai që tregohet dembel dhe përtac, sepse kush ka dëshirë dhe kërshëri për diç, do të përpiqet ta arrije atë dhe mundimet, vështirësitë dhe përpjekjet për ta arritur do t'i duken të lehta.

Preferohet kërkimi i kësaj nate në dhjetëshin e fundit, me konkretisht ne netët tek, meqë në të dy sahihet është vërtetuar të këtë thënë Pejgamberi Alejhi selam" عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ الْتَمِسُوهَا فِي الْعَشْرِ الْأَوَاخِرِ مِنْ رَمَضَانَ لَيْلَةَ الْقَدْرِ فِي تَاسِعَةٍ تَبْقَى فِي سَابِعَةٍ تَبْقَى فِي خَامِسَةٍ تَبْقَى Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshin e fundit të Ramazanit; (respektivisht) në nënëshin e mbetur[1] (29-ten), shtatëshin e mbetur (27-ten), pesëshin e mbetur (25-ten)".

Shpresohet që të jetë në shtatëshen e fundit (27-ten). Ibni Omeri rrëfen se disa shokë të Pejgamberit,Alejhi selam, e kishin parë Natën e Kadrit në natën e 27-të kështu që Pejgamberi Alejhi selam kishte thënë: أرى رؤياكم قد تواطأت في السبع الأواخر ، فمن كان متحريها فليتحرها في السبع الأواخر Po shoh se ëndrra juaj është përputhur në shtatëshen[2] e fundit (27-ten), andaj kush ka vendosur ta kërkojë atë le ta kërkojë ne shtatëshen e fundit (ne te 27-ten nate)". (Buhariu) Ne versionin e Ebu Davudit qëndron" ليلة القدر ليلة سبع وعشرين Nata e Kadrit është nata e 27-të".

Vëlla! Behu kureshtar ta pasosh Pejgamberin tënd dhe angazhohu gjatë këtyre ditëve e netëve me ibadete e vepra të mira. Prezantohu dhuratave të Allahut,Subhanehu ve teala se ka gjasa që ta marrësh ndonjë dhe më kurrë nuk do te jesh i pikëlluar apo dëshpëruar. Shpeshtoje duanë dhe përuljen, e sidomos duanë, te cilën Pejgamberi Alejhi selam ia mësoi Aishes kur i patë thënë: O i dërguari i Allahut! Me trego nëse unë e dije për një natë se ajo është Nata e Kadrit çfarë të them në të? Tha: Thuaj: اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني O Allahu im! Ti je Falës, e do faljen andaj më fal mua!!! (Ahmedi dhe te tjeret)

O Allahu ynë! Na begato dhe beko për agjërimin e Ramazanit dhe faljen në të, e sidomos faljen gjatë Natës së Kadrit dhe na bë ngadhënjyes dhe të pranuar pranë mëshirës Sate!!!

 

Marre nga www.islamweb.net
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
 
 
 
 

[1] في تاسعة تبقى وفي سابعة تبقى وفي خامسة تبقى ne nënëshin e mbetur, shtatëshin e mbetur, pesëshin e mbetur…Ajo qe duket sipërfaqësisht është se për qellim e ka patur natën e 29-te, 27-te dhe 25-te. Tajjibiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Shprehja ne hadith: "Ne nënshin e mbetur" e ka për qellim natën e 22-te, sepse 22-i është e nënta e mbetur, shtatëshja e mbetur është nata e 24-te, pesëshja e mbetur është nata e 26-te. Ka thënë Zerkeshiu: E para (nënshi i mbetur) është ne natën e 21-te, e dyta (shtatëshi) është ne natën e 23-te, e treta (pesëshi) ne natën e 25-te. Kështu ka thënë Maliku.

Disa te tjerë kane thënë: Nata e Kadrit bie ne netët tek nëse muaji është i mangët (ka 29 dite) ndërsa nëse është i plote nuk bie përveç se ne netët çift, keshtuqe nënsheja e mbetur komentohet si nata e 22-te, pesëshja e mbetur si nata e 26-te, shtatëshja e mbetur si nata e 24-te…Kjo llogaritje është sipas mënyrës arabe, te cilët posa te kaloje gjysma e muajit, pjesën e mbetur e llogarisin me: kane mbetur kaq, e jo me atë qe ka kaluar…Buhariu rrëfen edhe këtë shtese nga Ikrimeja nga Ibni Abbasi: التمسوها في أربع وعشرين Kërkojeni atë ne te 24-ten nate".

Ka thënë Neveviu: Dijetaret kane polemizuar rreth natës se saj (N.K).

-          Një grup kane thënë se ajo një vit është ne një nate ndërsa vitin tjetër është ne natën tjetër. Ky mendim mund te merret si përputhje ne mes këtyre haditheve.

-          Është thënë poashtu se çdo hadith ka ardhe me caktimin e njërës kohe te saj keshtuqe nuk ka kundërthënie ne mes tyre (haditheve). Ka thënë: Kështu kane thënë Imam Maliku, Ahmedi, Thevriu, Is'haku, Ebu Thevri, etj. Këta thane se kjo nate ec (endet) neper dhjetëshin e fundit te Ramazanit (d.t.th: nje vit është ne një nate ndërsa vitin tjetër ne tjetër nate).

-          Është thënë poashtu se ajo endet neper tere Ramazanin, jo vetëm ne dhjetëshin e fundit.

-          Është thënë poashtu se ajo është nate e caktuar dhe kurrë nuk lëviz-endet, madje është thënë se ajo është e caktuar ne te gjitha vitet, qe nuk ndryshon. Bazuar ne këtë, ajo është ne tere vitin. Ky mendim është i Ibni Mes'udit, Ebu Hanifes dhe dy nxënësve te tij.

-          Ibni Omeri dhe një grup sahabesh mendonin se ajo është ne tere Ramazanin, e jo veten ne dhjetëshin e fundit.

-          Është thënë se ajo është ne dhjetëshin e mesëm te Ramazanit (11-20).

-          Është thënë se është ne dhjetëshin e fundit, me konkretisht ne netët tek.

-          Është thënë se është ne dhjetëshin e fundit ne netët çift, siç qëndron ne hadithin e Ebu Seidit.

-          Është thënë se ajo është ne natën e 23-e, ose 27-te. Ky mendim është i Ibni Abbasit.

-          Është thënë: Kërkohet ne natën e 17-te, 21-te, 23-te. Kjo është rrëfyer nga Aliu dhe Ibni Mes'udi.

-          Është thënë nata e 23-te. Ky mendim është i shume sahabeve dhe te tjerëve.

-          Është thënë: Ajo është nata e 24-te. Këtë mendim e perfaqesojne Bilali, Ibni Abbasi, Hasan Basriu dhe Katadeja.

-          Është thënë: Nata e 27-te. Ky është mendim i një grupi sahabesh.

-          Nata e 17-te. Ky mendim është i Zjed Bin Erkamit dhe Ibni Mes'udit.

-          Nata e 19-te. Mnedim i Ibni Mes'udit dhe Aliut.

-          Nata e fundit e Ramazanit.

Komentimi i Ebu Davudit, Avnul Ma'bud.( komenti është huazuar nga CD Kutubu-t-Tis'a)  Shënim i  përkthyesit.

 

[2] Ne komentin e Sahihut te Buhariut thuhet: Nga forma sipërfaqësore vërehet se për qellim është fundi i muajit (d.t.th: nata e 27-te). Është thënë se për qellim është shtatëshe, fillimi i te cilit është nata e 22-te ndërsa fundi është nata e 28-te. Sipas mendimit te pare, nata e 21-te dhe 23-te nuk hyjnë ne kuadër te kësaj, ndërsa sipas mendimit te dyte, hyn vetëm e dyta (ndoshta për qellim e ka nata e 23-te, e dyta e cekur ne mendimin paraprak) ndërsa nuk hyn nata e 29-te…Pasi qe Ibni Haxheri i cek disa transmetime nga Buhariu, Muslimi dhe Imam Ahmedi, thotë se ne baze te domethënies se tyre, mundësia ose opsioni i pare i komentimit te "Shtatëshes" është me i qëlluar. (Fet'hul Bari, komenti është huazuar nga CD Kutubu-t-Tis'a) Shënim i  përkthyesit


01:17:02am