Dhjetë metoda për të vazhduar në të mbara pas Ramazanit

E çka pas Ramazanit ? Në ramazan isha i drejtuar kah Allahu s.w.t…Shpeshtoja nafilet (namazet vullnetare)…Ndieja kënaqësinë e ibadetit…Lexoja Kuranin shume…Nuk mungoja në namaz me xhemat…Nuk shikoja në ndalesat e Allahut s.w.t…Por,pas ramazanit humba kënaqësinë e ibadetit,të cilën e ndieja në ramazan dhe tani nuk gjej shtytës për në ibadet…Shume shpesh më kalojnë namazet me xhemat … Namazet nafilet dhe leximin e Kuranit pothuajse veç i kam ndërprerë krejtësisht…dhe…dhe…dhe…dhe…

Ky problem a ka zgjidhja apo shërim?

Vëllai im! Ja dhjete metoda që të vazhdosh në pune të mbara pas ramazanit.

1- Së pari dhe para çdo gjëje : Kërkimi i ndihmës prej Allahut s.w.t për udhëzim dhe stabilitet në fe. Allahu s.w.t e lavdëroi duanë e dijetareve, “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.( Ali Imran 8)

2- Të ndenjurit e shpeshte me njerëzit e mirë dhe kureshtja për tubime të përgjithshme të dhikrit( përmendjes të Allahut s.w.t),si: ligjëratat, apo edhe të veçanta si: vizitat.

3- Të njoftuarit me jetën e njerëzve të mirë dhe këtë nëpërmjet leximit të ndonjë libri, dëgjimit të ndonjë kasete…Në veçanti duhet të interesohemi me jetën e sahabeve sepse kjo vepër i dërgon shpirtit vendosmëri, force dhe vullnet.

4- Dëgjimi i shumtë i kasetave ndikuese me karakter islam, si: ligjërata,këshilla, e pse jo edhe vizita e studiove islame kur të kesh kohe .

5- Pasioni për t’i kryer farzet, qofshin ato namaze të obliguara apo kompensimi i asaj,që na ka kaluar nga ramazani pa e agjëruar, sepse në farze ka dobi të madhe.

6- Pasioni për namaze vullnetare (nafile) edhe nëse janë pak sepse” Veprat me të mira tek Allahu janë ato që janë në rrjedhe e sipër edhe nëse janë pak” siç thotë Muhamedi Alejhi selam

7- Të filluarit me nxënien e Kuranit përmendesh, vazhdimin në leximin e tij dhe t’a lexosh atë që ke nxënë përmendesh gjate namazeve, farze apo nafile qofshin ato.

8- Shpeshtimi i përmendjes së Allahut s.w.t, kërkimit falje(istigfarit) sepse nëse kjo është vepër e vogël dobia e saj është e madhe, shton imanin dhe forcon zemrën.

9- Largimi nga mjetet, të cilat t’a prishin zemrën, qofshin ato shokë të këqij, televizion, satelit, dëgjim i këngëve, mjeteve muzikore si dhe shikimi në revistat pornografike, dhe se fundi

10- Vëlla i nderuar! Të porosis të shpejtosh në teube. Në teube të sinqerte, në të cilën nuk ka kthim mbrapa inshaAllah, dhe se Allahu s.w.t gëzohet me një gëzim të madh kur të pendohet robi.

Vëlla i nderuar! Të porosis të mos jesh prej atyre njerëzve që Allahun s.w.t e njohin vetëm në ramazan. Selefi( të parët tanë) për të tillët thoshin: Njerëz të këqij! Nuk e njohin Allahun për veçse në Ramazan.

Këtu ndahemi vëlla i nderuar për t’u takuar në Ramazanin e ardhshëm ( inshaAllah) duke të dëshiruar ty shëndet, lumturi dhe stabilitet në fenë e Allahut s.w.t!

Këto këshilla janë të mira dhe të dobishme për atë që i lexon dhe punon sipas tyre!

Porosisim çdo lexues që t’i zbatoje dhe t’i përhapë ato me shprese se do të përfitojë dhe ndieje kënaqësi në namazin e tij


Shkroi: Esh Shejh Abdullah Abdurrahman El Xhibrini,( antare i keshillit për fetva )

Burimi:www.twbh.com

Përshtati në shqip: Sedat Gani islami


10:18:29am