Edukata e muslimanit gjatë sprovave dhe sëmundjeve

-Dije se ajo që të ka goditur, s'ka pasur mundësi të të mos godasë, ndërsa ajo që nuk të ka goditur, s'ka pasur mundësi të të godasë!

-Bëj durim për atë që të ka goditur, dhe kujdes nga shqetësimi e zemërimi!

-Ji plotësisht i bindur se zgjedhja e Allahut për ty është më e mirë sesa zgjedhja jote për veten tënde!

-Sado që të jetë madhësia e sprovës në caktimet e Allahut, ka urtësi madhështore: “Mos e quani atë si të keqe për ju“. (En-Nur: 11)

-Lexo për mirësitë e durimit, ndoshta bëhesh nga durimtarët!

- Falënderoje Allahun që sprova nuk është më e madhe sesa kjo (që të ka goditur)!

-Kujto se ti ke begati të shumta (që janë më të mëdha se kjo sprovë)!

-Shiko tek ata që janë goditur me sprova më të mëdha sesa të tuat!

-Lexo jetëshkrimin e durimtarëve, ndoshta ata do të jenë shembull për ty!

- Vërtet sprova të bën që ta njohësh realitetin e vetes tënde, dobësinë dhe nevojën tënde për Allahun.

- Sprova i shlyen mëkatet dhe i pastron gjynahet.

-Jepi vetes durim, duke e kujtuar faktin se veprat e mira të cilat i bëje kur ishe në gjendje të shëndoshë, ti e ke shpërblimin e tyre gjatë kohës sa je i sëmurë!

-Sprova në vete përmban ilaç për kurimin e mendjemadhësisë dhe mburrjes, me të cilat sprovohen njerëzit.

-Përdori përvojat e njerëzve të sprovuar para teje, njerëzve të urtë e të mençur, të cilët mund të të këshillojnë për forma të ndryshme të largimit të sprovave.

-Ki mendim të mirë për Allahun e Lartmadhërishëm!

-Mos thuaj “sikur”, për faktin se ajo i hap rrugë shejtanit! Por thuaj: “ky ishte caktim i Allahut”, e Ai bën ç'të dojë.

-Mos u pikëllo për atë që të ndodhi, por as për atë që e ke humbur si pasojë e sprovës!

-Ngriti duart tek Zoti yt, i Cili është afër dhe i përgjigjet (lutjeve)!

 

Shkroi: Sultan el-Umeri
Burimi: www.wathakker.info
Përktheu: Burim Koçinaj


01:19:06am