Shkëndija në rrugë

Motër...!!

- Nëse vërtet e do Allahun, atëherë përmende Atë shpesh, sepse dashuria dhe harresa nuk bashkohen!

- Ruaje Allahun kur egoja jote kërkon të bësh gjynahe, do të të ruajë kur të takohesh me Të!

- Bëhu pasuese e rrugës së udhëzimit dhe largohu nga rruga e shkatërrimit!

- Nëse dëshiron që Allahu të të trajtojë me mëshirën e Tij, atëherë trego mëshirë ndaj krijesave të Tij, sepse “Allahu i mëshiron nga robërit e Tij mëshiruesit”.

- Mos i jep përparësi askujt ndaj Allahut, që të mos të të lë në dorën e atij të cilit i ke dhënë përparësi!

- Po qe se ti nuk i len gjërat që Allahu i urren, Ai nuk do të të përmend në mesin e atyre që Ai i do!

- Shiko atë që ke para vetes, ngase e kaluara ka ikur dhe nuk kthehet më!

- Kur të të paraqitet ndonjë mëkat, kujtoje përfundimin e tij; sa mëkate që i ke bërë, nuk të ka mbetur nga to veçse ndjenja e keqardhjes dhe pendimit!

- Nuk ka aromë më të mirë sesa aroma e moralit të mirë.

- Ruaju nga pasioni, kënaqësia e të cilit mbaron shpejt dhe nga mëkati, hidhësia e të cilit mbetet përjetë!

- Shoqëruesi yt në këtë botë do të jetë shoqëruesi yt në varr.

Një poet thotë:

Të bësh gjynahe si s’u turpërove

Zoti im kur të më thotë

Nga njerëzit gjynahet i fshehe

kurse Mua m’erdhe me gjynahe plot.

Vallë, si do të përgjigjesh?!


Përktheu: Jusuf H. Kastrati

Shkëputur nga libri “Hemesat nedijje li’l-mer’eti’l-asrijje” i autorit Halid Ebu Salih, fq. 146, 147.


04:06:51pm