Çfarë kërkon Islami nga gruaja?

1. Islami dëshiron që gruaja të jetë e fortë në fenë e saj dhe të mos mashtrohet nga vegimet e ndryshme, të cilat i shfaqen disa grave që kanë besim të dobët, duke e ditur se ato janë vetëm kënaqësi të përkohshme.

2. Të jetë e durueshme, të pajtohet me caktimin e Allahut, të bëjë durim ndaj fatkeqësive dhe ta lusë Allahun e Lartësuar që ta ruajë nga çdo e keqe.

3. Ta përmendë vazhdimisht Allahun, t’i nënshtrohet vetëm Atij, ta lexojë Kuranin dhe të punojë me të.

4. Të kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët e saj, të jetë prehje për burrin e saj dhe të mos i shkelë ndalesat e Allahut.

5. Të jetë përkrahëse aktive e burrit të saj, ta ndihmojë atë dhe t’i japë kurajë për punë.

6. Të jetë e ndershme dhe krenare; të mos shikojë ndonjë burrë tjetër.

7. Të jetë e edukuar, e arsimuar, të nxë dituri të dobishme, të punojë me atë dituri dhe ta përhapë atë në mesin e shoqeve të veta.

8. Të jetë e çiltër në jetën e saj, me burrin e saj, me vetveten dhe me fëmijët e saj.

9. Të jetë mikeshë e vërtetë, e cila i ndihmon shoqet e saja në bërjen e veprave të mira. [1]

 

Shkëputur nga libri: “Ma la budde min ma’rifetihi ‘anil-Islam” i autorit Muhammed El-Arfexh.

Përktheu: Jusuf Kastrati



[1][1] “El-mer’etu el-muslimeh” (gruaja besimtare) - Vehbi Gavoxhi, me ca ndërhyrje.


10:05:25am