Për agjëruesin (15)

 

Ajet Kuranor:

Allahu i Madhërishëm thotë:

Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës! [Kuran 59:2]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Vërtet, Allahu shtrin dorën e Tij natën që të pendohet ai që ka bërë keq ditën dhe e shtrin dorën e Tij ditën që të pendohet ai që ka bërë keq natën, derisa të lindë dielli nga perëndimi.[1]

Këshillë:

Vëlla i dashur dhe ti motër e nderuar! Kaloi pjesa më e madhe e këtij muaji të bekuar. Cili nga ne llogariti vetveten në të dhe shpëtoi?! Cili nga ne ia diti rëndësinë këtij muaji dhe ia dha hakun?! Kush nga ne vendosi që t’i ndërtohen dhoma shumëkatëshe (në xhenet), para se të mbyllen dyert e xhenetit? Çdo muaj mund të jetë i zëvendësueshëm, përveç muajit të bekuar të ramazanit.


Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com



[1] Këtë hadith e shënon Muslimi.

 


04:43:35pm