10 metoda për shtimin e përqendrimit në namaz

1- Ta kujtosh lartmadhërinë e Allahut, azze we xhel-le. Para se ta falësh namazin, duke thirr ezani, a ke menduar ndonjë herë se Allahu të thërret të takoheni në namaz?!

2- Vendosmëria e fortë dhe përqendrimi në namaz, ashtu që Allahu të pranoj atë (namazin) dhe kërkimi i mbrojtjes së Allahut, nga djalli.

3- Në namaz jemi në bisedë me Allahun, andaj të mos e falim atë vetëm për ta kryer obligimin, por kur lexojmë kaptinën Fatiha (Elhamin) të ndihemi se jemi duke biseduar me Allahun.

4- Meditimi i kuptimeve dhe çdo fjalë gjatë namazit me zemër, mendje dhe gjuhë. Allahu ka thënë: “Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit”. (Mu’minun, 2)

5- Mos shikimi drejt qiellit. Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Ata të cilët i ngritin shikimet e tyre drejt qiellit - gjatë namazit, duhet t’i japin fund kësaj vepre, ose në të kundërtën nuk do të shikojnë më.”

6- Mos lëvizjet, sepse Allahu vendos fytyrën e Tij përballë fytyrës se namazliut derisa (namazliu) nuk lëviz.

7- Mos hapja e gojës, sepse ajo është nga djalli, e sidomos në namaz.

8- Mos dyshimi në abdest dhe numrin e rekateve, por të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga djalli, dhe të plotësojë namazin e tij.

9- Mos ulja dhe ngritja e zërit shumë, por e bënë aq sa ta dëgjojë veshi i tij. Allahu ka thënë: “E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, por as mos e ul tepër në të, e mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare”. Isra 110

10- Përsosmëria e namazit edhe atë duke plotësuar çdo kusht, vaxhib apo sunnet brenda namazit.

 

Përktheu: Valdet Kamberi


Revista Shembulli

04:15:46pm