Sinqeriteti (ihlasi) adresa e agjërimit

Bismilah.

O Allah! Më jep sinqeritet në çdo gjë. Nga ajo që po lexoja gjatë përgatitjes për këshillimet në xhami dhe leksionet në televizion po shkëpus urtësi, mësime dhe dobi që të përfitoj fillimisht unë dhe më pas edhe të tjerët.

- Sinqeriteti (ihlasi) adresa e agjërimit.

Agjërimi është i vetmi adhurim që nuk depërton dyfaqësia, siç thotë Imam Ahmedi. Në këtë vepër nuk depërton “rijaja”.

Të kujtojmë se xheneti kërkon vetëm zemra të sinqerta. Besnikëria në sinqeritet është njëra ndër çështjet më të vështira, por jo që është e paarritshme.

Si ta konceptosh “ihlasin”?

Harroje çdo gjë pos Allahut të Lartësuar, mos i shiko krijesat por mendo vetëm në Krijuesin.
Sufjan Thevriu thotë: “gjënë më të vështirë për ta shëruar e kam pasur nijetin (qëllimin).”

Të nderuar!

Ihlasi- sinqeriteti është niveli dhe forma më e lartë e lirisë. Ai i cili arrin të ngjitet në nivelin e sinqeritetit ka arritur në shkallën më të lartë të lirisë. Ke në zemër sinqeritetin je i lirë, po pate dyfaqësinë ke varur në qafë robërinë.
Pema e sinqeritetit është e qëndrueshme, nuk lëkundet; ndërsa pema e syfaqësisë është e paqëndrueshme.
Sinqeriteti është parfumi i zemrës, veprimi është forma ndërsa shpirti është sinqeriteti.
Sot, myslimanët janë më së te nevojshëm që të jenë të sinqertë, besnik, të përgjegjshëm...
Agjërimi ofron sinqeriteti bijve të Islamit. Agjërimi e ka këtë madhështi ose bëhet me sinqeritet ose nuk realizohet.
Atëherë, ndaluni dhe mendoni për agjërimin tuaj dhe sinqeritetin, pra adresën tuaj.

Ulvi Fejzullahu

(Nga libri NIDAUR-REJAN, Sejid el-Afani)


Revista Shembulli

11:19:07am