Jusuf
Djele, 24 Gusht 2014 05:09
Fudajl ibn 'Ijjadi thoshte:
"Pasoje rrugën e udhëzimit dhe mos u dëshpëro nga numri i paktë i ithtarëve dhe ruaju prej rrugëve të devijimit dhe mos u mashtro nga numri i madh i të shkatërruarve."
Jusuf
Djele, 24 Gusht 2014 05:01
Sufjan ibn 'Ujejne thoshte:
"Nuk është dijetar ai që e di të mirën dhe të keqen, por dijetar është ai që e di të mirën dhe e pason, dhe e di të keqen dhe shmanget prej saj."
Shembulli
Merkure, 31 Korrik 2013 03:29
Othmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Po të dëlireshin zemrat tuaja, nuk do të ngopeshit me Fjalën e Zotit tuaj.”
Shembulli
Shtune, 20 Korrik 2013 12:38
Zubdeja, motra e Bishër ibën El-Harithit, thoshte: "Gjëja më e rëndë për robin janë gjynahet, kurse gjëja më e lehtë është pendimi. Atëherë, ç'është me të që nuk e largon gjënë më të rëndë me më të lehtën?!"
Shembulli
Marte, 16 Korrik 2013 05:27
Ibnu’l-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Zemrën e ngurtësojnë dy gjëra: pakujdesia dhe gjynahet, kurse e ngushëllojnë atë dy të tjera: kërkimi i faljes dhe përmendja e Allahut”.
Shembulli
Enjte, 13 Qershor 2013 22:01
"Ndërgjegjja e pastër është jastëk i butë."
Shembulli
Djele, 17 Mars 2013 19:53
Abdullah ibën Abbasi është pyetur: "Si u flet Allahu që të gjithë njerëzve në të njëjtën kohë, në Ditën e Kijametit?" Ai ishte përgjigjur: "Ashtu sikurse i furnizon që të gjithë në të njëjtën kohë..."
Shembulli
Marte, 05 Mars 2013 12:38
Është çudi me koprracin! E shpejton varfërinë prej së cilës ikën, e humbet pasurinë të cilën e kërkon, bën jetë fukarenjsh në këtë dunja, ndërsa llogaritet me llogarinë e të pasurve në botën tjetër.
Shembulli
Hene, 04 Mars 2013 15:09
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Pendimi i mirë është ta njohësh gjynahun, vepra e mirë është të mos mahnitesh prej saj dhe falënderimi i mirë është ta njohësh mangësinë tënde.”
Shembulli
Merkure, 13 Shkurt 2013 14:46
Ibën Kajjimi ka thënë:
"Robi ka një Zot që do ta takojë dhe një shtëpi ku do të banojë, kështu që le ta kënaqë Zotin para se të takohet me të dhe le ta ndreqë shtëpinë para se të zhvendoset në të."
El-i'ëtisam, 1/112