Bëje të duhurën, e lëri të tjerët le të thonë çfarë të duan

Një njeri u ul në një qoshe të një restoranti, nxori një fletore të vogël me një laps dhe filloi të shkruante.

Plaka mendoi se ai po i shkruante letër nënës së tij...

Adoleshenti mendoi se po i shkruante letër të dashurës së tij...

Fëmija mendoi se ai po vizatonte...

Tregtari mendoi se ai po bënte bilancin...

Nëpunësi mendoi se ai po llogariste borxhet...

E shihni,

Të gjithë njerëzit i interpretojnë lëvizjet, gjestet dhe veprimet tona sipas mënyrës së tyre. Ata na vlerësojnë nga perspektiva e tyre.

Andaj,

Mos i bëni padrejtësi askujt

Mos përgojoni askënd

Mos iu depërtoni njerëzve në nijjetet e tyre.

Bëje të mirën, të duhurën, sepse nuk do të shpëtosh nga fjalët e tyre, qofsh edhe me kurorë ari në kokë.

 

Hoxhë Sedat ISLAMI
Sedatislami.com