Një djalosh e harroi telefonin në shtëpi dhe doli nga shtëpia, por për çudi telefoni kishte qëlluar pranë Kuranit, kështu që u bë një bisedë mes tyre:
Telefoni: "Jam i pikëlluar, më harroi në shtëpi. Kjo gjë nuk më ka ndodhur asnjëherë."
Kurani: "Mos u pikëllo, mua më harron çdoherë."
Telefoni: "Gjithnjë bisedoj me të dhe ai bisedon me mua."
Kurani: "Unë i flas gjithmonë, por ai jo që nuk më flet por as që më dëgjon!"
Telefoni: "Unë kam disa veçori, p.sh. dërgoj dhe pranoj mesazhe."
Kurani: "Në mua gjenden mesazhet, përgëzimet, premtimet e mira, por megjithatë ai më bojkoton!"
Telefoni: "Nga unë dalin disa rrezatime të dëmshme për trupin dhe mendjen, megjithatë ai nuk ndahet nga unë."
Kurani: "Unë jam mjek i shpirtit, i zemrës dhe i trupit, megjithatë ai mendon se nuk ka nevojë për mua!"
Telefoni: "Ai lavdërohet me mua para shokëve."
Kurani: "Unë jam burim për lavdërim, megjithatë atij i vjen marre të më përmendë para shokëve!"
Djaloshi u kthye për ta marrë telefonin...
Telefoni i tha Kuranit: "Kërkoj ndjesë, më duhet të shkoj, sepse siç të thashë ai s'mund të rrijë pa mua."
Këshillë nga ky tregim: Është shumë e dhimbshme të përmallohemi për telefon nëse e harrojmë një apo dy orë, kurse nuk përmallohemi për Librin e Allahut edhe nëse e harrojmë me javë të tëra....!
Përktheu: Xheladin LEKA - Mekë, Arabi Saudite
Shembulli.com