Besimi në Librat e zbritur

Besimi në Librat e zbritur:

Kjo do të thotë të besosh se Allahu ka zbritur libra te pejgamberët dhe të dërguarit e Tij, e që ato në të vërtetë janë fjalë të Tij dhe se çdo gjë që përmbajnë ato është e vërtetë, udhëzim dhe dritë.

Besimi në të gjithë Librat e zbritur është i domosdoshëm. Ato janë të shumta dhe askush nuk e di numrin e tyre, përveç Zotit. Librat që dihen janë: Fletushkat e Ibrahimit, Teurati, Inxhili, Zeburi dhe Kur'ani.

Dora e ndryshimit, shtrembërimit dhe zëvendësimit preku të gjitha këto libra, përveç Kur'anit famëlartë, të cilin Allahu e mori nën përkujdesje. Ai thotë:

إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ

Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne, gjithsesi jemi mbrojtës të tij.[1]

Po ashtu thotë:

لَا يَأْتِيهِ الْبَاطِلُ مِن بَيْنِ يَدَيْهِ وَلَا مِنْ خَلْفِهِ تَنزِيلٌ مِّنْ حَكِيمٍ حَمِيدٍ

Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.[2]

Pyetje

1. Çka domethënë besimi në Librat e zbritur?

2. Cilët janë Librat e zbritur?

3. Cili është argumenti se Allahu e ka mbrojtur Kur'anin nga shtrembërimet?

 

Përktheu: Jusuf Kastrati

Marrë nga libri: “Et-Teuhid” - Instituti i Mësimit të Gjuhës Arabe - Universiteti "Imam" në Riad.



[1] Suretul-Hixhër: 9

[2] Suretu Fussilet: 42